Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kritikuar fuqishëm vendet perëndimore rreth “standardeve të dyfishta” dhe “qasjes selektive” të tyre ndaj terrorizmit.

“Standardi i dyfishtë i botës perëndimore mbi terrorizmin dhe qasja e tyre selektive rreth ‘terroristit të mirë’ dhe ‘terroristit të keq’ vazhdojnë”, tha Çavuşoğlu në Twitter, duke përdorur etiketat #PKKisaHeinousTerroristOrganisation dhe #PKKExecutesCivilians.

Deklarata e ministrit Çavuşoğlu erdhi pasi trupat e 13 shtetasve turq, të martirizuar nga terroristët e PKK-së, u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni antiterrorist të Turqisë në Irakun verior.

Kryediplomati turk shpërndau mesazhin e tij në gjuhët turke dhe angleze.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu publikoi një deklaratë për të shprehur ngushëllime lidhur me vrasjen e shtetasve turq pesë orë pas mesazhit të ministrit Çavuşoğlu.

Të dielën, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se trupat e shtetasve turq u gjetën gjatë operacionit “Kthetra-Shqiponja 2”, të cilën Turqia e nisi më 10 shkurt për të parandaluar PKK/KCK-në dhe grupet e tjera terroriste të rivendosnin pozicionet e përdorura për të kryer sulme terroriste ndërkufitare.

Operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” filluan qershorin e kaluar për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe kufijve të Turqisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb