Vaksina Pfizer është miratuar për përdorim tek fëmijët nën 12-vjeç. Aktualisht kompanitë kërkojnë miratimin për përdorim tek fëmijët nën moshën 5-vjeç.

Sipas një studimi të publikuar nga qendra amerikanë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksina Pfizer/Biontech është 93% efektive në parandalimin e Covid-19 tek grupmosha 12-18-vjeç.

Ky studim është realizuar nga qershori deri në shtator, në një situatë ku varianti Delta ishte shumë mbizotërues.

Raporti i CDC bazohet në provat klinike të kryera nga kompanitë të cilat treguan një përgjigje të lartë imune ndaj virusit.

Gjithashtu pritet që një ekip ekspertësh nga administrata Amerikane Ushqimit dhe barnave (FDA) pritet që të analizojë të dhënat për fëmijët e vegjël këtë muaj.

Ndërkaq autorët e studimit kanë theksuar se të dhënat e CDC përforcojnë rëndësinë e vaksinimit për të mbrojtur të rinjtë amerikanë nga format e rënda të Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb