Presidenti Ilir Meta ka refuzuar që t’i përgjigjet gazetarëve në lidhje me një deklaratë që bëri sot zëvendëskryeministri Erion Braçe se parlamenti me qejf mund të shpërndahej edhe nga një berber. Në konferencën e jashtëzakonshme Meta anashkaloi përgjigjen, ndërsa u sugjeroi gazetarëve që mos të heqin fokusin nga ato çka ai i cilëson ‘veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani’.

“Mos të shmangeni nga veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani, pasi është rasti që të kthejmë besim të drejtësia. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj. Në mënyrë që të bëhet mësim për ata që shkelin kushtetuta. Lexoni më vëmendje se çfarë thuhet aty në KED për këto vakanca”, pohoi Meta.

Sot Braçe iu përgjigj deklaratës së Metës, ku ky i fundit tha se me një dekret mund të shpërndante parlamentin.
“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seancës së sotme të jashtëzakonshme, ku u miratua projekt-rezoluta e Kuvendit për presidentin Ilir Meta me titull: “ Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb