Pas humbjes ndaj Spanjës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në një prononcim për “Super Sport” dha opinionin e tij për këtë ndeshje.

“Krijuam, sidomos pjesën e parë, 2-3 kundërsulme që ishin të rrezikshme. Kur ishim 1-1 ishte rezultat historik, por në fund siç na ka ndodhur shpesh, pësuam golin e dytë dhe humbëm djeshëm. Përqëndrimi duhet të jetë maksimal edhe në minutën shtesë, sepse aty nuk bëhet gabimi, sepse humb ndeshjen.

Ekipi ka bërë shumë hapa përpara. Sot u duk që çdo lojtar që ishe në fushë edhe ata që u futën luajtën për njëri-tjetrin, kjo është ajo që na bën ne të fort si shqiptar.

Gabimet vendosin ndeshjet. Besoj se prapë, sidomos kundër ekipeve të ekipeve të këtij niveli. Në futboll çdo kombëtare bën gabime, por duhet të bënim më pak.

Të them të drejtën duhet të rishikoj se te gola parë që pësuam siç ndodhi pastaj të dy mund të evitohen, çdo gol mund të evitohet, pastaj në fund gjuajtja ishte e vështirë ta bllokosh atë top dhe të presë Berisha të gjuajtje, por besoj se të dyja ishin të evitueshme”, përfundoi Gjimshit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb