Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, për situatën e krijuar nga koronavirusi, duke thënë se në fillim ishte një virus i panjohur, ndërsa sot të gjithë dinë shumë më tepër se më 15 mars.

Sipas Beqajt, ky është një virus i rrugëve të frymëmarrjes në familjen e viruseve korona, ndërsa theksoi se ka propozuar që t’iu bëhen testet të gjitha grave shtatzëna para se të lindin.

“Do kisha bërë gjithcka ndryshe. Cdo gjë. Dhe e dini pse? Sepse sot, edhe unë di shumë më tepër sec është marrë me një vendim nga kolegia ime në datën 15 mars. Edhe ajo vetë sot di shumë më tepër se me 15 mars sepse vetë bota di shumë më tepër. Ka patur ditë pas dite edhe vetë institucionet e mëdha, nuk janë qëndrime inkoherente, janë qëndrime të ndryshuara sipas informacioneve që vijnë. Psh. Ky është një virus i rrugëve të frymëmarrjes në familjen e viruseve korona, u desh të kalonte ca kohë, që të kuptonte e gjithë bota, që gjysma e njerëzve s’kanë simptoma. Nuk ka ndodhur në asnjë grip tjetër ta kalosh pa simptoma dhe ndërkohë të jesh bartës e ta infektosh tjetrin.

Sa i takon testimeve, kam sugjeruar që cdo grua shtatzënë një javë para se të lindë të bëjë testin, sepse do të shkojë në një spital, ku nuk kemi më distancim fizik dhe mund ta përhap virusin edhe te nënat e tjera, por PD ka thënë edhe ish ministri mbështet testimet. Nuk është e vërtetë. Nuk do shërbente për asnjë gjë testimi masiv. E bëri Islanda dhe përmes saj zbuluam dy gjëra, e para që gjysma nuk kanë simptoma dhe e dyta që ne Islandë kanë dalë 4 korona, ndryshe ai që vinte nga Italia, ndryshe nga Austria, ndryshe nga Anglia, ndryshe nga Kalifornia. Ajo që është e rëndësishme, është raporti i sa dalin pozitiv kundrejt gjithë testimeve që bëhen.” -tha Beqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb