Partizani do të luajë të premten sfidën e radhës në Kukës. Një ndeshje me shkallë vështirësie më të madhe, por për trajnerin Colella  nuk ka rëndësi kush është përballë, kërkon maksimumin.

???????: Në këtë moment çdo kundërshtar është i vështirë. Kukësi është në vendin e parafundit të klasifikimit dhe mendoj që është një skuadër që nuk e meriton këtë pozicion kështu që pikët janë shumë të rëndësishme për ne dhe për ata.

E ka kaluar Partizani momentin e vështirë –

???????: Nuk ka kaluar momenti i vështirë, kur dikush është i sëmurë me temperaturë 40 nuk mund të ngrihet nga krevati dhe të fillojë të ushqehet me biftek.

Lojtarët që kanë shfaqur probleme –

???????: Jo askush nuk është gati nga ata që kanë shfaqur probleme, por kemi shumë lojtarë dhe do të luajë dikush tjetër.

Preka një alternativë –

???????: Shpresojmë, mbas shumë muajsh shpresoj më shumë për të. Preka ka punuar shumë dhe uroj që të jetë.

Sa ju ndihmon moralisht 2 fitoret që keni arritur ndaj Kukësit –

???????: Moralish ne përgatitemi për atë çfarë punojmë gjatë javës, por siguri na japin edhe paraqitjet e fundit. Por në këmoment shumë rëndësi kanë pikët për të gjithë, jo vetëm për ne.

Titullar në portë –

???????: Rexhepi ai është portieri titullar, është e 7 apo 8 herë që e them. Alban Hoxha ka qenë gjithmonë në dispozicion me eksperiencën e tij, por gjithmonë kam thënë se titullar është Rexhepi.

Telushi dhe Preka pasardhësit e Bitrit –

???????: Për mendimin tim tani Partizani është më i fortë se më parë. Unë kam më shumë alternativa në të gjitha rolet, ndaj nuk egziston një që luan dhe një që nuk luan ndaj ky fakt duhet harruar në skuadër nuk ka titullar apo rezerva. Do të luajmë me Kukësin, më pas në kupë ndaj Vllaznisê dhe për ne janë të gjitha ndeshje të rëndësishme.

Vështirësia për të zgjedhur mes gjashtë sulmuesve –

???????: E vështirë është të zgjedhësh kur ke një. Nëse duhet të zgjedhësh tre sulmues që është vetëm një atëherë është problem. Kur ke gjashtë sulmues të gjithë mirë dhe duhet të zgjedhësh tre nuk është një problem i madh. Dikush luan në fillim dikush më vonë, dikush ndeshjen e ardhshme nuk është problem. Për mendimin tim konkurenca është një aspekt i rëndësishëm për tu rritur.

Sa vendimtare i konsideroni tre ndeshjet e ardhshme –

???????: Në këtë moment ndeshjet sa vijnë e pakësohen dhe vlejnë gjithnjë e më shumë. Por unë dua që lojtarët e mi të mendojnë vetëm për Kukësin kaq.

Kur do të filloj vrapimin Partizani:

???????: Më duket pak a shumë normale, pasi nuk është vetëm një problem që e kemi vetëm ne. Edhe në skuadrat e tjera lojtarët që kanë ardhur në janar nuk vrapojnë. Kur të vendosin të eliminojnë merkaton e janarit , ose ta bëjnë kur nuk luhet kampionati ndoshta do ti evitojmë këto probleme. Lojtarët që kanë ardhur po arrijnë tashmë kondicionin fizik, kjo gjë vlen për të gjitha ekipet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb