Partizani është gati për rifillimin e sezonit, me një objektiv të qartë, të sigurojnë prezencën në Evropë. Dritan Mehmeti debuton në transfertë përballë Egnatias, një sfidë me koeficient të lartë vështirë, pasi kjo është një sfidë që duhet fituar me çdo kusht, në një kohë kur presioni që vjen nga poshtë sa vjen e shtohet. Mehmeti duhet të bëjë në këtë sfidë pa shërbimet e Sherif Kallaku, blerja e tyre më e bujshme, i cili nuk ka marrë lejen e duhur nga Lokomotivë Zagreb, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, pasi ende nuk është hapur merkato në Kroaci. Fantazisti do të jetë në dispozicion duke nisur nga sfida e radhës, në javën e 17-të përballë Kastriotit. Në vigjilje të sfidës përballë Egnatinas, Dritan Mehmeti në konferencë për shtyp i ka lëshuar një sinjal të qartë të gjithë lojtarëve:

Ambjenti dhe mentaliteti – “Jam trajner i familjes së kuqe dhe e njoh ambientin, e kam më të thjeshtë të injektoj idetë e mia. E njoh filozofinë dhe kemi ndryshuar diçka. Është e rëndësishme që skuadra të arrijë objektivin, duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ndryshuar sa i përket mentalitetit dhe entuziazmit. E rëndësishme është të ndryshojmë edhe marrëdhënien me tifozët dhe të dalim nga kjo situatë të gjithë bashkë.”

Filozofia – “Partizani duhet të futet te filozofia e saj dhe lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë. Është e rëndësishme që çdo lojtar ta meritojë këtë fanellë. Egnatian e vlerësojmë në maksimum, të gjithë meritojnë respekt. Por, ne jemi Partizani dhe shkojmë për të marrë më të mirën”.

Entuziazmi dhe sistemi i lojës – “Kam punuar për entuziazmin dhe sistemin e lojës se është një kohë e shkurtër dhe mundohemi të marrim maksimumin. E rëndësishme është edhe mentaliteti, dhe të jemi të vetëdijshëm për situatën”.

Vëmendja – “Partizani duhet të jetë i përqëndruar te ndeshja e radhës dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të respektojmë kundërshtarin por të bëjmë më mirë se ta.”

Merkato – “Sa i përket merkatos ne punojmë në staf, jam në kontakt me drejtorin. Kemi bërë një analizë të hollësishme për ecurinë dhe kemi nxjerrë konkluzione dhe po marrim masa që të bëjmë më të mirën për klubin pasi në janar është e vështirë të godasësh. Nuk mund të flasim për emra konkretë dhe kemi nevojë në disa pozicione dhe po punojmë të marrim lojtarët që na duhen”.

Çinari dhe Shkurtaj? – “Ne nuk fokusohemi te emrat, nuk flas me emra konkretë. Kur të ketë zyrtarizime, atëherë do të jemi më korrektë në këtë pjesë.”

Kallaku – “Për efekt të merkatos nuk mund të jetë nesër Kallaku, ka cilësitë e duhura dhe Partizani ka nevojë për të. Por, Partizani nuk e ka bazuar lojën te një lojtar, por te forca e grupit. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe do të bëjnë mirë.”, përfundoi Dritan Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: