TIRANE- Një reklamë e re e projektuar për të sponsorizuar bizhuteritë në fakt është bërë shumë popullore pasi tregon lidhjen e fuqishme mes nënave dhe fëmijëve të tyre.

Titulluar “Lidhja speciale”, spoti tregon rezultatet e një eksperimenti në të cilin janë paraqitur gjashtë nëna dhe fëmijët e tyre. Nënat qëndrojnë në rresht, ndërsa fëmijët, njëri pas tjetrit, me sytë të lidhur kërkojnë mamanë e tyre. Gjatë kërkimit për mamanë e tyre fëmijët nuk i shohin dot por kalojnë çaste me to me përqafime dhe shpenzojnë një moment me çdo grua në mënyrë që të jenë në gjendje të identifikojnë me sukses prindin e tyre. Kjo video ka shumë emocion. Spoti mbyllet pastaj me frazën “Çdo grua është unike”. bebja.com

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: