Emisionin “Kjo javë” në New24 me gazetaren Nisida Tufa ka nisur sot sezonin e ri. I ftuari i parë është zoti Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Noka foli në lidhje me mbështetjen që Enkelejd Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar ka në PD.
Ai tha se dera është e hapur për këdo që kërkon bashkimin e PD, ndërsa shtoi se deri tani, Alibeaj, Gazment Bardhi, Jordia tabaku dhe Lulzim Basha po mbajnë në pushtet Ramën.

“28 deputetë që mbështesin patericat e Ramës janë parë vetëm në një ëndërr iluzive. Demokratët kanë një shtëpi të tyre, selia e PD. Kush do e ka derën hapur. Nga 25 marsi shtëpia e LIRISË E Demokratëve PD është e hapur për çdo qytetar kundër regjimit.

Kush e frenon Alibashën të mblidhen në selinë e PD si deputetë?

Pse kur mblidhen në kryesi janë 13 dhe në restorante janë 28. Përralla. janë pakicë që do të rrudhet çdo ditë. Kemi dorën të shtrirë ndaj të gjithëve, sepse PD sot është e bashkuar. Ka vetëm një gjë që nuk është e bashkuar Grupi Parlamentar. Ky është faj i atyre që janë peng i Ramës.

Ka një përpjekje të vazhdueshme për ë bashkuar PD, Sali Berisha përpiqet e vijon të kërkojë bashkimin e grupit parlamentar. Nuk kemi luksin të çojmë energji dëm. Çdo KJ energji opozitare duhet të jetë në betejë me regjimin. Hapi i parë është bashkimi i grupit parlamentar. Të gjitha të tjerat janë truke mediatike. Në ëndrën më të mirë është numri 28. 13 u mblodhën në seancë. Më dhimbset kjo histori. Kur diskutoj një çështje të tillë ndjej dhimbje se kjo energji përplasjesh të brendshme i kushton demokratëve dhe mban në pushtet Ramën. Nuk dua që asnjë koleg i imi të jetë në shërbim të Ramës e jo demokratëve që e kanë votuar.
Përpjekje të vazhdueshme, çdo deputet duhet të kthehet në bazë. Dora jonë është e shtrirë dera jonë është e hapur. Nuk ka njeri që flet shqip, përfshirë edhe ndërkombëtarët që nuk e dinë që PD përfaqësohet nga Berisha. çfarë i shtyn është çështje e tyre.

Alibeaj shpresoj e besoj të reflektojë, deri tani Alibeaj Bardhi dhe Tabaku e Basha si padron e i tyre nuk i kanë shërbyer demokratëve. Shpresoj në një reflektim për tu kthyer në misionin që i kanë caktuar demokratët.

Dhe kurrë nën shërbim të një regjimi më gjakatar e hajdut si ai i Ramës. Ti shërbesh direkt apo indirekt këtij regjimi është krimi që mund ti bësh shqiptarëve e demokratëve”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: