TIRANË

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo kritikoi në një dalje për mediat vendimin e sotëm të komisionit të përhershëm statutor, i cili vendosi të kalojë vetëm propozimet e kryedemokratit Basha për ndryshime në statut.

“Ishin paraqitur 4 propozime që praktikisht binin në dy blloqe. Në një bllok që trajton statutin aktual dhe përmirëson rregulla të vogla, procedura dhe në një bllok tjetër, ku hynte propozimi i z.Kadilli dhe një rikonceptim të plotë të jetës politike të PD.

Komisioni me shumicë votash mendoi t’i përcillte kryesisë nesër vetëm draftin e Bashës, por qëndrimi im është që të gjitha propozimite politike që kanë të bëjnë me rikonceptimin e rolit të organeve të vecanta të partisë apo diskutimi për cështje të nxehta, mendoj që duhet të jenë të gjitha të trajtimit politik dhe vendimmarrjes së kryesisë së partisë, pra s’mund të merrte komisioni një vendim të tillë.

Se cfarë i duhet PD-së sot, unë jam i qartë, por në princip mendova dhe shpreha që cdo propozim politik duhet t’i kalojë kryesisë.” -u shpreh Bozdo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb