SHBA

YouTube tha se ka hequr kanalet e këngëtarit R&B, R Kelly nga platforma, duke u distancuar nga këngëtari, i cili u dënua për abuzim seksual muajin e kaluar.

Prokurorët akuzuan këngëtarin se ka shfrytëzuar famën e tij gjatë një çerek shekulli për të joshur gra dhe vajza të mitura për qëllime seksuale.

Kelly do të përballet me një minimum prej 10 vitesh burg dhe mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm në gjyqin që pritet të mbahet më 4 maj 2022.

Dy nga kanalet e tij, RKellyTV dhe RKellyVevo, janë hequr nga një prej platformave më të mëdha të videove në botë dhe këngëtari nuk do të jetë më në gjendje të krijojë ose zotërojë ndonjë kanal tjetër në YouTube, sipas një deklarate të YouTube.

Katalogu i muzikës së tij megjithatë do të jetë i disponueshëm në YouTube Music, shërbimi i transmetimit audio të YouTube, dhe videot e ngarkuara nga përdoruesit e tjerë të YouTube do të vazhdojnë të jenë në dispozicion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: