Oprah Winfrey ka festuar ditëlindjen e saj me stil dhe shumë personazhë të famshëm. Prezantuesja e famshme festoi ditëlindjen e saj të 69-të gjatë fundjavës në një festë plot shkëlqim të organizuar nga Anastasia Beverly Hills. Një mori personazhesh të famshëm festuan së bashku me ditëlindjen dhe 25-vjetorin e markës së famshme të bukurisë së Anastasia Soare, Anastasia Beverly Hills. Në mes të festimeve, Oprah fiku qirinjtë mbi një tortë mbresëlënëse me dy kate. Kim Kardashian ka postuar në historitë e saj foto nga mbrëmja magjepsëse.

“Gëzuar ditëlindjen @oprah”, ka shkruar Kim. “Sharon Stone e tha më së miri mbrëmë se sa e çmuar je për botën. Gëzuar ditëlindjen”.

Festimeve iu bashkua edhe Jennifer Lopez, e cila ndau disa foto me yje të tjerë që festonin festën e dyfishtë, duke përfshirë Sofia Vergara, Priyanka Chopra, Jessica Alba, Heidi Klum dhe Rita Wilson.

Të dielën, këngëtarja ndau një mesazh me fansat e saj dhe reflektoi për vitin e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot, siç e dinë shumë prej jush, kam 69 vjetorin e lindjes. Për mua, të mbush 69 vjeç dhe të jem e fortë dhe e shëndetshme është shpërblyese. Vitin e kaluar, po shërohesha nga një operacion i dyfishtë në gju dhe tani nuk jam ndjerë kurrë më mirë, ka shkruar Oprah në një postim në faqen e saj të internetit. Teksa mbush 69 vjeç, zgjedh të mos fokusohem te numri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Për mua, numri ishte gjithmonë vetëm një tregues. Në vend të kësaj, unë zgjedh të festoj kohën që kam kaluar duke jetuar, duke vënë në dukje të gjitha ndryshimet, fitoret, arritjet, sa shumë jam rritur vitin e fundit duke pritur me padurim gjithçka që do të vijë. Vitin tjetër do të bëhem 70 vjeç. Ku dua të jem kur të jem 70 vjeç? Çfarë dua të arrij këtë vit? Si dua të ndihem? A mund t’ju sugjeroj t’i merrni parasysh edhe këto gjëra?’ vazhdoi ajo. “Dhe siç kam thënë, me çdo ditëlindje, ju mund të vendosni nëse do t’i shënoni si fundin e ditëve tuaja më të mira apo fillimin e orëve tuaja më të mira. Unë zgjedh këtë të fundit dhe shpresoj ta bëni edhe ju, sepse çdo udhëtim rreth diellit na jep një fillim të ri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb