TIRANË

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka qenë sonte në “A show” në News24 ku ka folur dhe për ekonominë. Braçe pranoi se në Shqipëri ka pabarazi por nuk ka pranuar se njerëzit e pasur diktojnë vendime të pushtetit.

“GDP kap një shifër me aq shumë zero sa po ta themi nuk ka asnjë kuptim për qytetarët. Ajo që më ka shqetësuar ka ta bëjë me shpërndarjen. Shqipëria pa diskutim që në 28 vite hyri në një ekonominë e tregut ka krijuar pabarazi. Unë mendoj që përtej rritjes ekonomike pabarazia është diçka që duhet të përballet çdo shoqëri dhe qeveri.
Ç’domethënë oligark? Sigurisht që në këtë vend ka njerëz të pasur por nuk më rezulton që këta njerëz që kanë këtë pushtet ekonomik të diktojnë dhe marrin vendime nga kjo qeveri”, tha Braçe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb