CECENI-Një fustan i mrekullueshëm martese i qëndisur, një buqetë me lule të bardha dhe një trishtim në sy, për një burrë rreth 30 vjet më të madh se ajo, me të cilin duhet të martohet patjetër edhe pa dëshirën e saj.

Një ‘po’ me shumë vuajtje për Kheda Goilabieva, 17 vjeçaren çeçene, që tashmë njihet nga të gjithë si ‘nusja e trishtuar’.

Martesa, që u kurorëzuar në Grozny me Nazhud Gucigov, shef i policisë dhe mik i liderit Ramzan Kadyrov nuk ishte vetëm i detyruar, por edhe i jashtëligjshëm, të paktën sipas gazetares së Novaia Gazeta, Ielena Milashina, e cila sqaron që polici është i martuar dhe ka edhe fëmijë dhe poligamia nuk është e lejuar në Ceceni.

Historia u bë publike pasi Kadyrov shpërndau në llogarinë e tij në Instagram një video të festës dhe foto të vajzës me fytyrën e trishtuar ditën e dasmës. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb