Superliga e Europës është një çështje e mbyllur. Kjo është ajo që ka thënë Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, i cili flet me siguri të plotë. Numri një i futbollit në Europë tregohet mirënjohës dhe falenderues ndaj tifozëve të Premier Leagues që ndihmuan në mos-realizimin e projektit, ndërsa thekson se lojtari i 12-të italian nuk kontribuoi aspak.

 

 

5g
5g

 

“Superliga e Europës? Kjo është çështje e mbyllur.Po përpiqemi të gjejmë gjuhën me klubet që u përpoqën ta krijonin.Do të mundohemi t’i kënaqim pretendimet e tyre, por ajo ide nuk do të funksionojë kurrë.Dua të falënderoj tifozët e Premier Ligës, ata na ndihmuan shumë në mbylljen e atij projekti.Tifozët atje janë të ndryshëm nga të vendeve të tjera, tifozët italian si një shembull konkret nuk bënë asgjë për të na ndihmuar” – tha ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb