UEFA shpreson që faza “Final Eight” e Champions League dhe Europa League në muajin gusht, të luhet në praninë e tifozëve. Ka qenë vetë presidenti Aleksandër Ceferin që e ka deklaruar diçka të tillë për Agjencinë Spanjolle të Lajmeve, EFE.

“Jemi në kontakt autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik. Do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje”, është shprehur Ceferin për EFE.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb