UEFA vendosi sot që të shtyjë zyrtarisht europianin e kësaj vere duke e çuar atë në periudhën 11 qershor-11 korrik të vitit 2021, me takimin përurues që do të zhvillohet në Romë dhe finalen e madhe në Londër. Pandermia e koronavirusir u bë shkak për këtë vendim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Vetë presidenti Aleksandër Ceferin e shpjegoi kështu vendimin e qeverisë europiane të futbollit.

“Jemi në drejtimin e një sporti në të cilin jetojnë shumë njerëz dhe që është rrëzuar përtokë nga një kundërshtar i padukshëm dhe në lëvizje të shpejtë. Në një situatë të tillë, komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjshmëri, unitet, solidaritet dhe altruizëm. Shëndet i tifozëve, i stafeve dhe lojtarëve është prioriteti ynë numër një dhe në këtë frymë, UEFA ka prezantuar disa opsione për veprimtaritë e ndryshme që ky sezonin të mbyllet i sigurt. Jam krenar për përgjigjen e kolegëve të mi. Kishte një shpirt të madh bashkëveprimi, të gjithë e kanë kuptuar se duhet të sakrifikojnë për të marrë rezultatin më të mirë,” theksoi ndër të tjera Ceferin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb