Maska është cilësuar si një nga mjetet që ndihmon në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për këtë arsye, autoritetet në të gjithë botën, kanë udhëzuar qytetarët që të mbajnë ato, si në ambientet e mbyllura ashtu dhe në ato të hapura.

Ndaj qytetarëve të pabindur, shpesh është kërkuar ndërhyrja e policisë. E këtë gjë kanë bërë policët e qytetit çek Uhersko Hradishte, të cilët kanë shtrirë një burrë në tokë, para syve të djalit pasi nuk kishte vendosur maskë.

Mediat e huaja shkruajnë se burri kishte dalë shëtitje bashkë me djalin e tij të vogël, kur policia e ndaloi për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i thënë se do ta arrestonin. Menjëherë sapo i transmetuan këtë gjë, ata e kanë rrëzuar në tokë dhe kanë tentuar ta prangosnin, pavarësisht se djali i tij i vogël pa të gjithë skenën dhe nisi të qante.

Megjithatë, pranë vogëlushit u afrua një punonjëse e marketit pranë dhe u mundua ta qetësonte të miturin.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: