CEKI- Policia çeke ka njoftuar të enjten se në një seri shpërthimesh të cilat kanë ndodhur në një fabrikë për prodhimin e makinave janë plagosur të paktën 18 persona, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësja e policisë, Hana Kaizarova, deklaroi se shpërthimet e para nga reparti i fabrikës janë dëgjuar rreth orës 11:00 të paradites pas çka kanë vijuar një sërë shpërthimesh tjera të cilat kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit për të depërtuar në brendinë e fabrikës “Policske Strojirny A.S”, e cila ndodhet rreth 150 kilometra nga Praga.

Kaizarova shton më tej se mbetet e panjohur lënda e cila ka shpërthyer dhe se nuk ka njoftime për të vdekur. Kreu u shërbimit rajonal për shpëtim, Pavel Svoboda, deklaroi se gjatë aksionit të ekipeve shpëtimtare janë plagosur tre pjesëtarë të tyre, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të mos lëvizin në zonat përreth fabrikës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: