CEKI-Presidenti çek, Milos Zeman përgëzoi sot qasjen e re amerikane të kufizimit të imigracionit të drejtuar nga Donald Trump, duke e cilësuar se ky i fundit do të shërbente për sigurinë e shtetasve të tij.

Presidenti amerikan Trump po mbron vendin e tij, ai është i shqetësuar për sigurinë e shtetasve të tij.

“Pikërisht atë që elitat evropiane nuk po e bëjnë”, postoi në Twitter zëdhënësi i presidentit çek, Jiri Ovcacek. Siguria e shtetasve çek është një prioritet. Tashmë ne kemi aleatë SHBA-në”, shtoi zëdhënësi.

Milos Zeman, i cili ofroi mbështetje ndaj Donald Trump gjatë fushatës së tij presidenciale ku prej kohësh kritikon imigracionin që vjen nga vendet myslimane. Në të kaluarën, ai e kishte cilësuar valën e refugjatëve në Evropën si pushtim dhe i konsideron myslimanët thuajse të pamundur për t’u integruar.

Shumica dërrmuese e këtyre refugjatëve nuk janë vendosur në Republikën Çeke, një shtet me 10,5 milionë banorë, i preferuar si një destinacion i Evropës Perëndimore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: