Diego Longo, në intervistën e tij për “News24”, u ndal edhe te marrëdhënia me drejtorin sportiv, Pero Pejic. Italiani komentoi afrimet e janarit dhe çfarë pret nga lojtarë si Shkurtaj, Musta etj.

Longo foli dhe për presidentin e nderit Safet Gjici, për sa kohë na ka vendosur në dispozicion një “çek të bardhë” ka të drejtë të kërkojë titullin kampion. Italiani zbuloi dhe objektin e tij në këtë aventurë në Shqipëri, çfarë pret nga ky vit:

Në një intervistë që pata me Pero Pejic pak kohë më parë, më tha që trajneri Longo punon shumë, në fakt këtë e thënë të gjithë, çfarë bëni tjetër përveç se merrini me futboll, me se e kaloni kohën e lirë në përgjithësi?

“Nuk kam kohë të jem vetëm. Qe nga fillimi mua edhe të gjithë stafit  na është dashur të jemi te fokusuar te puna që njëkohësisht është pasioni im dhe gjëja që më pëlqen më shumë, pastaj edhe fëmijët e mi nuk jetojnë këtu, kështu që nuk mbeten shumë gjëra për të bërë. Më pëlqen të ec, të konsumoj diçka me stafin apo lojtarët, por nuk është aq interesante jeta jashtë fushe. Jam 24 orë me Kukësin në mendje.

Ju pëlqyen dhuratat e Peros, Vasil Shkurtaj, Musta dhe Gligorov dhe se fundmi Jorgo Pëllumbi?

“Po sigurisht, ne punojmë bashkë dhe punojmë shumë mirë, me Peron  jam shumë i kënaqur dhe me fat që e kemi. Që ditën e parë ka patar një feeling mes nesh dhe flasim shumë bashkë çdo ditë, madje më shumë se me gratë tona dhe ndaj kjo periudhë e merkatos ka qenë shumë e mirë për ne, kemi patur gjithmonë edhe mbështetjen e Safetit që na ka ofruar “çekun e bardhë”, kështu që jam i kënaqur sepse të gjithë, Musta, Gligorov, Shkurtaj dhe së fundmi Pëllumbi janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën për ne, kështu që jam i lumtur”.

Jeni ekipi me sulmin më të mirë, 30 gola, por sërish investuat në sulm, afruat një bomber si Shkurtaj, a i ndryshon balancat në skuadër ardhja e Shkurtaj?

“Uroj të ndryshoj balancat tek ekipet e tjera. Është e vërtetë qe kemi shënuar shume por ama unë jam kërkues ndaj lojtarëve sepse duhet te kishim shënuar me shume  dhe mund te kishim shënuar  me shume sepse mundësi kemi patur  por kemi lënë pikë, ndaj besoj se me Shkurtaj, Mustën e të gjithë të tjerët do rrisim cilësinë për të shënuar më shume ose të ruajmë balancat, pra e te shënojmë me pak por ama te mos pësojmë. Futbolli është çështje balancash siç  e thate edhe ju , kështu qe mendoj se kemi bere zgjedhjet e duhura”.

Jeni përshtatur dhe ju me kohën mister, një italian që pëlqen një futboll ofensiv, çfarë po ndodh me tekniket italian mister, po i largoheni shumë traditës?

“Kjo sepse prej 16 vitesh, tashme 17 nuk jem me Italian, kam punuar ne 6 vende te ndryshme dhe sigurisht ndjehet ndikimi prej tyre por edhe sepse  nuk me pëlqen  te pres por te bej unë  lëvizjen e pare, ndaj me pëlqen futbolli ofensiv. Por gjithashtu edhe trajnerët italianë se fundmi   kane nisur te pëlqejnë  këtë lloj futbolli si Zerbi për shembull,  apo shume te tjerë, ndaj dhe unë jam një prej tyre”.

E di që në futboll nuk ka asgjë fikse, por a është kusht tani titulli, a ka ardhur koha që të mos fshiheni më? 

Kjo është ëndrra jone, nuk mund te themi qe është objektivi i fillimit sepse do te ishte çmenduri për si nisi sezoni te kishim target titullin , do te ishte shume por  tani sigurisht qe është ëndrra jonë. Titulli është gjithmonë kusht për Tiranën apo Partizanin, jo për ne, ne duhet te fitojmë çdo ndeshje për veten  te përpiqemi  për ëndrrën por nuk jemi ne presion për titullin ndryshe nga ata, për ne është kënaqësi te përpiqemi”.

Po me presidentit Gjici ç’po ndodh, edhe ai ka ndryshuar shumë, por nuk besoj se tërhiqet nga ideja për të fituar titullin?

“Kjo është normale dhe ne fakt me pëlqen sepse ai është ambicioz, është presidenti dhe ka  objektivat e tij. Ndërsa unë duhet te jem me objektiv sepse jetoj me skuadrën , e di se ku nisem me skuadrën në vere.

Madje sot ne mëngjes Pero me dërgoi skuadrën qe kishin para se te vija këtu, dhe te mendoje për titull me atë skuadër  bën çudi por unë e kuptoj qe presidenti do gjithmonë me te mirën dhe ne fakt kjo ambicie dhe ky entuziazëm i tij na ndihmon. Unë jam i lumtur pre ketë  megjithëse mbetem me realist”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb