VLORË

“Budallenjtë” e dramaturgut amerikan Neil Simon, ka çelur siparin e zezonit teatror në “Petro Marko”. Komedia, një përrallë alegorike që para se të jetë e tillë është një qëndrim therës ndaj raporteve të pushtetit e metodave djallëzore për nënshtrimin e mendjeve të shtetasve të vet.

Pikërisht për mesazhin universal dhe aktual, sipas regjisorit Roland Minga, është përzgjedhur komedia e Simon. Risia e kësaj here, pjesëmarrja e aktorëve të rinj e të vjetër, ndërsa komedia foli me gjuhën e 12 personazheve.

Shfaqja u ndoq me interes nga publiku në sallën e “Petro Marko”, i cili si rrallëherë ishte i shumtë në numër. Shpesh shfaqja u shoqërua nga duartrokitjet, çka sipas drejtorit të teatrit dhe trupës së aktorëve e ka emrin sukses.

Për qytetarë, spektatorë, shfaqja ishte edhe një rikthim në normalitetin e jetës pas mbylljes nga pandemia. Komedia “Budallenjtë” me regjisor Roland Minga, skenografi Drini Shehu, formulues muzike Artur Dhamo dhe me një kast të zgjedhur aktorësh do të vijojë shfaqjet edhe gjatë fundjavës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb