BERAT

Për herë të parë në Shqipëri organizohet ngjarja më e madhe teatrore për fëmijë.

“Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë” ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit. Trupat Teatrale për fëmijë të 6 qyteteve: Durrës,Vlorë,Elbasan, Gjirokastër,Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit,që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qëndrën e lagjes muzeale “Kala”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në natën e parë të Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë kanë performuar trupat tetrale të qyteteve Durrës e Vlorë, të cilët me mjeshtëri dhe pasion krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive për të pranishmit.Kanë qënë fëmijë të moshave 8-15 vjeç, që janë ngjitur në skenën e teatrit për të performuar pjesë të ndryshme dhe të njohura teatrale shqiptare.

Pas këtyre dy qyteteve,në skenën e festivalit do të ngjiten në netët në vazhdim trupat tetrale të qyteteve: Elbasan,Gjirokastër e Korçë dhe Berat. Juria prestigjoze, e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku do të vlerësojë në natën finale të Festivalit, mbrëmjen e 1 Korrikut, se cila nga trupat teatrale të fëmijëve do të jetë fituesja e Festivalit Kombëtar të Teatrit për fëmijë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb