Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ka komentuar fitoren 2-1 me Laçin.

“Fitorja? Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Si finale dhe ishte shansi i fundit për të qëndruar brenda objektivit. Sot na duhej patjetër fitorja. Ne e dimë forcën e kundërshtarit dhe ishim të vetëdijshëm se na priste   një sfidë e vështirë. Mazrekaj na e vështirësoi ndeshjen, por ne u munguam me Zogaj dhe Mihanën të dilnim përpara. Lojtarët kanë bërë mirë duke gjetur golin. Ekipet ishin 4 kundër 4 ose 5 kundër 5. Ishim me fat në golin e anuluar të Laçit. Me këtë fitore shpresojmë të rikthehet, pasi kemi cilësi dhe tashmë ndeshjet janë njëherë në javë. I kemi të gjitha mundësitë të fitojmë të gjithë ndeshjet që na kanë ngelur.

Goli i anuluar i Laçit? Nuk e kam parë dhe për fatin e mirë tonin u anulua dhe në morëm fitoren.

Minutat e fundit u dorëzuat? Nuk u dorëzuam, por kur pësojmë gol nuk e përballojmë dot psikologjikisht” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb