SHKODËR- Investimet e nisura në kryeqendrën e veriut janë inspektuar nga numri një i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela. Ata konsistojnë në përmirësimin e rrjetit ekzistues, i cili ishte ndër më të amortizuarit, të nënstacionit të Draçinit dhe në kabinat elektrike. Çela shprehet optimist për këto investime dhe këtë ai thekson se e bazon në fakte dhe jo fjalë.

Brenda muajit shkurt do të vihet në funksion edhe n/stacioni i Bushatit, duke ndarë përfundimisht furnizimin me energji të këtyre zonave.

OSHEE ka nisur edhe një skeme tjetër lehtësimi për familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike.
Një përgjigje drejtori i OSHEE e dha edhe për protestën e 60 familjeve në lagjen “Xhabije” për mbifaturim, ku 2 lexues matësish janë shkarkuar për abuzim me detyrën. Çela theksoi se janë konsumatorët shkodrane që i bëjnë të mundura këto investime, pasi paguajnë faturat e energjisë elektrike, por ai u bëri edhe një thirrje që të jenë bashkëpunues me OSHEE-në dhe të mos shpërdorojnë as energjinë dhe as investimet e kryera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: