TIRANË

Kontrollet per vjedhjet e energjise po zbulojne serverat e gjenerimit te bitcoin ne shqiperi. Adminsitratori i OSHEE, Adrian Çela deklaroi ne komisionin e ligjeve se me instalimin e matesave inteligjente neper kabinat elektrike po identifikohet me mire vjedhjet e energjise dhe qellimin e perdorimin e te saj. Ne disa raste jane zbuluar ferma kanabisi dhe ne disa te tjera servera te prodhimit te kriptomonedha.

“Për rastin e Bitcoin do ju jap këtë informacion. Ne kemi nisur pak më parë investimin, pasi ky shqetësim nuk ka qenë vetëm me Bitcoin, por dhe me shtëpinë e barit. Kemi nisur montimin e pajisjeve, jemi në fazën e dytë. Po vendosim smart fider, dhe është 1 km i gjatë. Duke kaluar në fazën e dytë të monitorimit të kabinave, ngushtojmë rrethin e kërkimit. Kemi konstatuar dy ferma Bitcoini, një në Tiranë dhe një në Fushë-Krujë, është një betejë e përditshme dhe jo vetëm me Bitcoinin, por me cilindo që bën lidhje të paligjshme. Me këtë investimin që është në process dhe me suportin e Exit Bank dhe USAID rezultatet do të jenë më të mira. Kërkojnë investime SMART.” tha Çela.

Prodhimi i Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike. zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja thotë se aktiviteti i kriptomnedha nuk eshte I palgjishem ne vetevete ne Shqiperi, por OSHEE denoncon vetem rastet kur konstaton vjedhje e energjie.

“Neve identifikojmë vjedhjen e energjisë. Denoncimet kanë qenë si indicia për autoritetet ndërsa ne konstatojmë vetëm vjedhjen e energjisë. Ne kemi identifikuar vjedhjet e energjisë, dhe kemi konstatuar dy raste të Bitcoin. Por ata që e kanë paguar për ne janë konsumator.” u shpreh Bejtja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb