Ende është e mbushur me mister zhdukja prej 8 ditësh e anijes së peshkimit “Çelepia 2” nga porti i Durrësit, në bordin e së cilës lundronin kapiteni shqiptar e dy marinarë, njëri prej të cilëve egjiptian.

Adel Salam është marinari që deklaron se mban peng anijen në afërsi të portit të Aleksandrisë në Egjipt, ndërsa ndërpreu komunikimin me pronarin e anijes për më shumë se 24 orë.

Tashmë pronari i anijes së peshkimit, Murat Çelepia deklaron se Salam i është rikthyer kërkesës për 70 mijë euro, në këmbim të jetës së dy shqiptarëve. Çelepia thekson se ndërsa vazhdimisht kanë biseduar me marinarin Luan Mema përmes telefonit të egjiptianit, nuk kanë asnjë sinjal, as foto nga kapiteni Dhimitër Malja, çka vë në pikëpyetje jetën e tij.

Sipas koordinatave të dhëna nga marinari egjiptian, anija ndodhet afër portit të Aleksandrisë, por autoritetet shqiptare dhe ato egjiptiane, nuk kanë nisur ende asnjë operacion për lirimin e pengjeve.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: