TIRANË-Sot në mbrëmje programi politik i News24 “Studio e Hapur” është bërë arena e debatit për Gjirokastërn.

Dy kandidatë për këtë qytet, Zamira Rami dhe Igli Kokalari u përballën për herë të parë në studion e gazetares Eni Vasili duke shënuar debatin e dytë pas atij të Shkodrës ku u përplasen Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi. Ish-prefektja e Gjirokastrës Rami dhe mjeku Kokalari debatuan sot mbi vizionin e tyre për zhvillimin e një prej Bashkive me interesante të vendit.

Gjatë fjalës së tij, kandidati i djathtë Kokalari akuzoi partinë Lëvizja Socialiste për Integrim se po ushtron presion ndaj elektoratit, ndërsa theksoi se kjo është një fushatë luksi. Nga ana tjetër, Rami i hodhi poshtë këto akuza, duke i cilësuar të pavërteta, pasi sipas saj kjo është një fushatë modeste, në krahasim me atë të rivalit të saj.

Teksa u pyet se si do i menaxhonte lekët e bashkisë së Gjirokastrës, Kokalari tha se ‘do ta kursejë siç dinë të kursejnë gjirokastritët, gjirokastritçe’. Ndërkohë, Zamira Rami, kandidate e cila garon nën siglën e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” theksoi se ajo nuk përfaqëson vetëm LSI-në, por aleancën së bashku. Në fund të emisionit, të dy kandidatët që garojnë për çelësin e Bashkisë së Gjirokastrës, në shenjë mirënjohje për debatin, i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit, madje shkëmbyen dhe një përqafim.

Zoti Kokalari si ka shkuar fushata deri tani? Si ju ka pritur elektorati?
Kjo fushatë ka specifikat e saj, pasi luhet port bashkinë dhe 6 komuna. Zona është shumë e gjerë dhe elektorati është më i madh. Fushata ka filluar shumë mirë dhe kandidatura ime po ashtu. Eksperienca ime në këtë profesion të mirë më ka bërë të krijojë shumë miqësi, siç është tek shtrëngimet e duarve, telefonatat. Unë po bëj një fushata të thjesht dhe jo të bujshme, të bazuar tek parimet. Posterat e mi në Gjirokastër janë të rralla. Populli po varfërohet akoma më shumë dhe nuk mund të bëhet fushatë luksi. Populli kërkon zgjidhje.

Kush po e bën?
Forca tjetër politike po bën fushatë luksi. Investimi shkon deri në 100 mijë dollarë. unë në këtë fushatë luksi, kam preferuar një më të thjesht. Duke ju shkuar shtëpi më shtëpi njerëzve, grupeve të interesit që më kanë pritur. Problematika më e madhe që kam pasur, është revanshi i asaj pjese tjetër të stafit, të LSI-së, ku janë futur në lojë gjithë instrumentet politike.

Çdo të thoni me këtë?
Ka pasur presione në vazhdim, për pushime nga puna.

Kush e bën?
Patjetër forca tjetër politike. I kemi denoncuar dhe në media. U arritur që përmes Kryqit të Kuq të jepeshin ca pako. Ndihma ishte për gjoja të përmbyturit në Gjirokastër, në disa zona. Pastaj ndodhi një shpërndarje birrash me rastin e “Shën Gjergjit’, festë në komunitetin rom.

Shpërndarje birrash është blerje votash?
Po patjetër që po. Nëse komuniteti rom quhet militant, t’ja çosh në 23:00 të natës, është blerje votash. Ne me Ramin jemi shumë miq, nuk janë të iniciuar nga vetë ajo, por nga stafi i saj.
Rami: Unë di t’ju them që kemi filluar një fushatë elektorale shumë qytetare, e cila është përtej fyerjeve, shpifjeve, gjuhës së rëndë. Komuniteti i ASHE po shfaq një frymë pozitive, dhe po bëjmë një fushatë qytetare, dhe po shpalosim programin tonë për mënyrën se si do të qeverisim Gjirokastrën në 4 vitet e ardhshme. Unë kam publikuar dhe pamjet nga takimi im me qytetarët e komunitetit rom, me të cilët kam ndarë një ëmbëlsirë.

U fol edhe për presione përveçse për eventin me komunitetin rom?
Rami: Nëse ka një rast konkret, zoti Kokalari mund ta denoncojë.
Kokalari: Ne nuk do merremi me denoncime. Të dy bashkë kemi vendosur të bëjmë një fushatë qytetare.
Rami: Ju e dini që në çdo takim unë jam sjellë në mënyrë pozitive, jo si ju që keni hedhur baltë mbi figurën time. Unë vij nga radhët e LSI por përfaqësoj Aleancën për Shqipërinë Europiane.
Kokalari: Para 4 vitesh ke qenë në aleancë me ne.
Rami: Kohët kanë ndryshuar nga atëherë.
Kokalari: Jam i sigurt që ky do kthehet në bumerang, ju po kërcënoni çdo ditë e më shumë punonjësit.
Rami: Ju keni anëtarë të PD që janë në punë, dhe pozicione drejtuese, dhe ndjekin çdo aktivitet tuajin politik. Dhe është shumë normale, që pas punës të kenë një jetë normale. Kokalari do të mbetet miku im shoqëror, dhe asnjëherë nuk kam prekur figurën tuaj për të fituar pikë. Ndaj jam shumë qytetare në atë ç’ka them. Nëse nuk e besoni këtë mund të vini të ndiqni takimet e mia elektorale.
Kokalari: Këto t’i dëgjojë edhe stafi juaj, dhe të angazhohet për një fushatë qytetare. Në asnjë moment mos prit të bëj një fushatë negative.
Rami: Nuk më rezulton kështu. Pasi thoni se jam kandidate e LSI, ndërkohë që unë jam kandidate e ASHE nuk përfaqësoj vetëm LSI.
Kokalari: Nuk është akuza
Rami: Është e fortë si akuzë
Kokalari: Ne të dy kemi marrë një mision, dhe s’po ju përçan njeri. ne do bëjmë një fshatë që do ngelet në histori.
Rami: Unë s’kam dal kurrë nga kjo fjalë
Për çfarë e akuzoni zonjën Rami?
Kokalari: S’po akuzoi Zamirën, por stafin e saj. Kur ti thonë se erdhën 1 miliard postera, duhet të fliste.
Rami: Siç kanë ardhur posterat për mua, ashtu dhe për ju. Në një fushatë elektorale, përveç dy anëtarësive më mbështesin shumë donatorë dhe emra, që do jenë të listuar dhe do bëhen publike në fund të fushatës.

Janë apo jo 100 mijë euro?
Rami: Unë nuk merrem me llogaritje.
Kokalari: Vetëm qeraja është 350 mijë euro, e mirëmbajtja shkon deri në 5 mijë euro.

Ju sa keni shpenzuar?
Kokalari: Kam shpenzuar 3-4 milionë lekë.
Rami: Ke dhe disa banera të mëdha. Të bësh një fushatë qytetarë do të thotë se kandidatin përballë të lufton për vdekje dhe armik. Iglin e konsideroj një kandidat që ta mirëkuptoj edhe kur nuk ka ndodhur. Koalicioni jonë ka dalë vetëm me një deklaratë dhe kam premtuar se do jetë një fushatë larg shpifjeve dhe larg presioneve. Një fushatë që të tregojë dhe qartësojë gjithë komunitetin e Gjirokastrës se kush do jetë kandidati më i mirë.
Kokalari: Edhe unë këtë parim kam. Kam ndjekur një fushatë të qetë. Përfaqësimi im në tv e Gjirokastrës është më i pakët, pasi jam njeri i terrenit.

Çfarë i mungon Gjirokastrës sot?
Kokalari: Gjirokastra do një diagnostikim të mirë, pasi ka shumë mungesa. Mungon ajri, oksigjeni. Në Gjirokastër ngatërrohen pemët me shkurret, se pemë nuk ka. I mungon uji. I mungojnë shumë elementë. I mungon puna. Është mjaft e vështirë të mbash një biznes në këtë qytet, nuk të ofrohet asnjë mundësi. Çdo kush mendon të largohet. Të rinjtë nuk kthehen me në Gjirokastër pasi mbarojnë shkollën. Por Gjirokastra është qendra e jugut.
Rami: Gjirokastra si shumë rajone të tjera ka problemet e veta. Veç punës, Gjirokastra ka probleme me infrastrukturën. I mungon arti dhe kultura. Kushtet në kopshte dhe shkolla janë të vështira. Pa diskutim që në programin tim një nga prioritetet më të mëdha janë çështjet e punësimit.
Kokalari: Jam dakord me këtë që the, por që kur e ke bërë këtë diagnozë?
Rami: E kam bërë përgjatë gjithë kësaj kohe. Kur kam qenë Prefekte kam bërë detyrën time. I jam përgjigjur çdo ankese të komunitetit, dhe Prefekti ka bërë ndërhyrjet e tij. Sa i përket çështjes së problematikës së Gjirokastrës ka një program për të ndërhyrë.

Kokalari:
Po ku e keni garancinë që ato që nuk i keni bërë deri më tani, do t’i bëni kur të jeni në bashki?
Rami: Kryetari aktual i bashkisë po mbyll një program, dhe Zamira po vjen me një vizion të ri për bashkinë për Gjirokastrën.
Kokalari: Në momentin që evidentoni diçka duhet të bëni autokritikë. Nuk gënjehen qytetarët kështu. Keni qenë Prefekte.

T’i lëmë kohë zonjës….
Rami: Kryetari i bashkisë Bime ka vite në këtë drejtim dhe keni pasur mundësi që të ngrihni zërin mediatikishit.
Kokalari: Mos bëj avokatin e zotit Bime.
Rami: Bime është kryetar i bashkisë aktuale, mund ta thërrasësh në debat
Kokalari: Mos bëj lojëra fjalësh. Ti vetë po e akuzon.
Rami: Po të dëgjoj me shumë qetësi, ndaj më dëgjo dhe ti. Bime di të mbrojë të mirat dhe të këqijat e punës së tij.
Kokalari: Pse e akuzon Bimen atëherë?
Rami: Mos bëni sekretarin e bashkie. Unë kam ardhur për një vizion të ri.
Kokalari: Nuk gënjehet gjirokastriti në këtë mënyrë.

Në këto 8 vite a ka pasur një braktisje të bashkive që nuk ishin në të njëjtën qëndrim me pushtetin qendror?
Kokalari: Mediatikisht jo.
Cdo të thotë?
Kokalari: Që nuk është artikuluar në media se s’do i japim lekë kryetarëve të tjerë që s’kanë qenë në linjë me pushtetin. Dhe kryeministri Rama e tha këtë, se ‘kandidati i PD do rrijë majë kalasë e të thërrasë, e asnjë lekë s’do marrë’. Gjatë gjithë karrierës time nuk kam operuar të djathtë, por dhe të majtë, rom, vllah. etj. Kam bërë misionin e mjekut, të prekur deri në dhimbje.
Rami: Ke bërë misionin e mjekut, as më shumë e as më pak.
Kokalari-Ramit: Pse ti mendon se ai (Rama) kur të fitosh ti do të jap lekë, e po të fitojë unë s’do më jap?
Rami: Absolutisht jo.
Kokalari: Siç na shanit neve para ca kohësh, shanit dhe LSI-në para dy vitesh.
Rami: Si do bashkëpunoni me qeverinë që shani?
Kokalari: Në etapa të ndryshme ndodhin zhvillime të ndryshme.
Rami: Ju në fushatën tuaj elektorale po përdorni politikën e një qeverie të dështuar, dhe nëse fitoni thoni që do bashkëpunoni me këtë bashki.
Kokalari: Sido që të jetë qeveria ka detyrim ligjor ndaj qeverisjes vendore.

Do doja të ndaleshim edhe në disa terma konkretë të programit tuaj? Cili është vizioni juaj?

Rami: Punësimi do jetë prioritet në programin tonë. Me krijimin e Qafës së Pazarit do të rritet edhe numri i turistëve. Kjo do t’i japë mundësinë shumë bizneseve të nisin aktivitetin e tyre. Bashkia do të krijojë lehtësira për këto biznese. Në vitin e parë 30 të rinj do të punësohen në të gjitha agjencitë turistike në Gjirokastër, për guidë. Po kështu do të bëhen kurse trajnimi për mësimin e zanateve, dhe punësimin e 60 grave në vitin e parë të qeverisjes. Përmes turizmit të qëndrueshëm, do të krijojmë mikpritjen në shtëpitë muzeale. Synojmë t’i japim mundësi vetëpunësimi 60 personave. Ne do të nxisim edhe hapjen e bizneseve të reja me politikat fiskale për sipërmarrësit që do operojnë në Qafën e Pazarit. Një tjetër fushë ku do fokusohemi është edhe bujqësia. Prodhimet vendase do përpiqemi t’i promovojmë në tregun gjirokastrit, në markete, apo restorante.
Kokalari: Në sigurimet shoqërore janë punësuar 15 veta, nja 12 shoferë, që janë nga lagja ime. Nuk e dinë se ku kanë ikur. Ndaj jeni mirë me punësimin ju.
Rami-Kokalari: Ky është plani jua?
Kokalari: jo ky nuk është plani im i punësimit.

Ishte një akuzë kjo zoti Kokalari?
Kokalari: Po ishte një akuzë.
Rami: Mund të shkoni të ankoheni drejt organeve kompetente.
Kokalari: Po merrem me elektoratin.
Rami-Kokalarit: Jini më i qetë
Kokalari: Unë jam shumë i qetë se nuk kam çun
Me se do ta mbani bashkinë nëse nuk keni të ardhura?
Kokalari: Do ta përdorim lekun e bashkisë së Gjirokastrës, siç dinë ta mbajmë ne gjirokastritit.

Kryetari i ardhshëm çdo bëjë?
Kokalari:Do bëjmë marketing territori. Kam vëzhguar disa linja fasone, ku janë punësuar gra. nëse ne i krijojmë një klimë të mirë biznesit, ata vinë.
Si do e krijoni këtë klimë? Sa kushton kjo paketë?
Kokalari: Klima e mirë krijohet duke iu ofruar bizneseve ndershmëri dhe komunikim. I garantoi se brenda 30 ditëve ata do kenë një shesh ndërtimi, bashkë me dokumentacionet gati. Do bëjë sfidën në prodhimin vendas.

Si do e bëni?
Kokalari: Unë do certifikojë të gjitha ato punishte artizanale që prodhojnë gjalpin dhe bulmetin gjirokastrit. Duke bërë një certifikim dhe kontroll të territorit, do çojë jo vetëm në rritje të konsumit, por dhe në normalizim të çmimit.
Rami: Dua t’i referohem edhe mundësive që bashkia e Gjirokastrës ka. Kryeministri para pak ditësh me ka deklaruar se në Gjirokastër shumë shpejt do të hapen 3 biznese fason, ku do të punësohen një numër i madh personash.
Kokalari: Nuk kemi marrëdhënie të mirë bashkëpunimi me bashkinë e Janinës, e për këtë flas për shkëmbimin e ndërsjellë, ekonomik, apo edhe sa i takon turistëve. Flas edhe për bashkëpunim sezonal.

Pyetje nga Forumi për Trashëgiminë Kulturore, le të ndalemi pak te kjo problematikë?
Kokalari: Besoj se Zamira do jetë më shumë në dijeni të këtyre problematikave pasi ka qenë prefekte.
Rami: Në lidhje me statistikat janë disa monumente kategori e parë, 50 të tilla, dhe disa monumente kategori e dytë që janë në gjendje të rënduar. Janë prishur disa pjesë që i dëmtojnë identitetin. Kemi folur me arkitektë dhe inxhinierë për të gjetur një mënyrë për restaurimin e tyre. 5 monumente janë në prag kolapsi. 12 janë në gjendje të nderë. Ne gjendje të rrënuar janë 4. Në prag të humbjes së vlerave janë 5. Dhe në gjendje të mirë janë 15. Kjo është për kategorinë e par të monumenteve të kulturës.

Nëse do vini në Bashki, çfarë do bëni me këtë situatë që na përshkruat?
Rami: Këtë e ka kompetencë ministria e Kulturës. Kryetari aktual ka kërkuar ta marrë këtë kompetencë. Kemi kërkuar bashkëpunim me ministrinë për thithjen e investimeve për realizimin e projekteve për rivitalizimin e monumenteve. Gjirokastra synon të ecë me ritme të shpejta për restaurimin e këtyre objekteve.

A kanë nevojë për konservim qafa e Kalsë?
Jo për konservim. Ajo që tha Zamira është e vërtetë. Pasi e ka në kompetencë ministria e Kulturës. Ishalla zgjidhet dhe gjendet një emërues i përbashkët.

Si do zgjidhet?
Në gjithë botën funksionon se mund të ketë nujë kështjellë dhe mund të paguash x lekë për ta parë nga afër atë, ato mund të akumulohen nga bashkia. Kalaja e Gjirokastrës nuk është vetëm e gjirokastritëve.
Rami: Kalaja është e gjirokastritëve. Ne do bëjmë një biletari në hyrje të kalasë së Gjirokastrës, që të ketë vetëm një biletë. Ne duam të bëjmë që turistët të ‘zhvishen’ nga fakti që të paguajnë dy bileta, por të kenë një biletë të përbashkët.
Kokalari-Ramit: Duket që nuk ke idenë nga menaxhimi. Bota ka plotë eksperienca për këto gjëra. Si do e rrisni turizmin?
Rami: Do e nxis kur të bëjë By-Passin e pazarit.
Si do e menaxhoni atë qendër muezale?
Kokalari: Duke u lidhur me kompani serioze që të ecim. kjo është thembra e Akilit.
Rami-Kokalari: S’kemi ne kapacitetet tona, pse duhet të marrim të huaj?
Kokalari-Ramit: Mos bëj politikë. Nëse një firmë e madhe turistike nëse të çon në një destinacion, jemi të detyruar të lidhemi.

Cilat janë projektet tuaja për infrastrukturën e Gjirokastrës?
Kokalari: Një pjesë e unazës është e përfunduar. Pjesa tjetër do jetë në planin afatgjatë. Ajo që më intereson janë punimet te Qafa e Pazarit.
Rami: Do ta kem përqendrimin tek ato segmente rrugore emergjente për banorët, në qytet, dhe në fshatra. Pasi ndihesh shumë keq kur shkon e bën fushatë tek ata e kërkon të të votojnë, kur ata nuk kanë rrugë. Do të rregullojmë edhe rrjetin ujësjellës, dhe kanalet vaditëse e kulluese.

Cili është projekti i 100 ditëve të para, operacioni i menjëhershme që do ‘shpëtojë’ bashkinë?
Kokalari: Në 100 ditët e para mund të bësh shumë gjera. Do evidentoi familjet më në nevojë për rregullimin e jetesës së tyre. Pastaj do nis me pastrimin e qytetit. Do merrem dhe me kalkulimin e taksave të qytetit që ja kemi premtuar qytetarëve. Madje do zërë vend dhe rikonfirmimi i stafit të administratës. Kur them rikonfirmim, se kam fjalën për heqje nga puna, por vendosja e disa personaliteteve në disa poste.

Rami: Do hapim një qendër sociale për 100 familje më në nevojë. Ne si bashki e Gjirokastrës do krijojmë një mënyrë të re funksionin në lidhje me marrëdhëniet me qytetarët. Do detajojmë një plan për një aktivitet të ri tek Qafa e Pazarit.

Zoti Kokalari pse duhet t’ju votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit?
E kaluara ime është zero dhe nuk mbart pjesë të së kaluarës. Gjirokastra ma ka dhënë një votëbesim, duke më dorëzuar jetën e familjarëve; nënave, grave, fëmijëve etj. Forca politike që përfaqësoj dhe projektet tona janë më bindëse dhe jo të fryra dhe janë premtime të mbajtura. Për të gjitha këto arsye mendoj se elektorati do jetë pranë meje.

E njëjta pyetje vlen dhe për ju zonja Rami, pse duhet t’ju votojnë elektorati?
Unë kërkoj besimin e qytetarëve të Gjirokastrës pasi ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ ka treguar se ka kthyer sytë nga ky qytet dhe i ka dhënë atij vëmendjen që i ka munguar prej kohesh. Duhet të shkojmë drejt një përmirësimit të gjendjes në të mirë të njerëzve.
(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb