TIRANË

Ministrija e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur sot garën ndërkombëtare për investitorët e huaj  të cilët janë të interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar 140 megavat.

Projekti ka një vlerë rreth 100 milionë euro dhe do të vendoset  në një hapsirë prej 198 hektarësh në Bashkitë Fier dhe Divjakë.

Balluku tha se deri më 16 mars kompanitë e interesuara  duhet të dorëzojnë ofertat dhe më 3 Maj 2020 pritet të ketë një kontratë të nënshkruar.

Fjala e plotë:

Sot ndodhemi për një tjetër lajm të mirë. Fillimisht dua të falënderoj zotin zëvendëskryeministër për prezencën e tij që sot këtu me gjithë ngarkesën që kishte, falënderoj anëtarët e komisionit të Veprimtarive Prodhuese si komisioni më i rëndësishëm për marrëdhënien direkte që ne kemi me parlamentin, dhe dua t’ju falënderoj përzemërsisht pasi gjeni gjithmonë kohën për të qenë pranë nesh dhe në konsultime por edhe gjatë prezencës publike.

Falendeorj të gjithë ateshet tregtar të ambasadave që ndodhen sot këtu dhe përfaqësuesit e BERZH që kanë qenë pranë nesh gjatë gjithë këtij procesi që do shpjegoj pas pak.

Energjia e rinovueshme është një nga çështjet kryesore, kolonat më të rëndësishme që tashmë Komisioni Europian ka në duar dhe çdo shtet duhet të performojë dhe duhet të përmbush kuotat e nevojshme të kësaj energjie. Megjithatë shpesh herë ndodh që në planet jashtë vendit kur ulem me kolegët e mi të tregoj për Shqipërinë. Shqipëria është një vend i vogël i cili prodhon 100% energji të rinovueshme.

Energji të rinovueshme kryesisht dhe thuajse vetëm nga hidrocentralet. Histori e gjatë kjo e hidrocentraleve tashmë e diskutuar gjatë në të gjitha grupet e interesit si ato të biznesit edhe ato grupet sociale që janë kundër apo janë në mbrojtje të ambientit. Megjithatë nuk duhet të harrojmë që ato vepra madhore, hidrocentralet të cilat sot janë akoma në pronësi të shtetit, prodhojnë kryesisht dhe ushqejnë konsumatorët tanë me prodhimin vendas.

Por problematika e energjisë së rinovueshme e përdorur në Shqipërisë është varësia që ne kemi nga moti. Kemi kaluar një vit të thatë, 2019-ën dhe kemi hyrë në një vit të thatë ashtu siç po e shihni ët gjithë. Pra 2020-ta, pavarësisht se e kemi nisur në nivele më të mira të basenit të Fierzës sërish duket që nuk do të ketë shumë prurje.

Ajo që ne kemi vendosur rreth strategjisë kombëtare, pra të konsoliduar kemi ndarë megavatët të cilët do të incentivohen nga shteti në mbështetje të krijimit të alternativave për energjinë e rinovueshme, siç është 490 mega vat në fotovoltaik, 70 megavat në eolik por gjithmonë duke i lënë një mundësi, një alternativë edhe elasticitetit në rastet kur paraqet eolike do fillojnë të kenë më tepër interes për investitorët për të ribanlancuar këtë shifër dhe sigurisht 57 mega tek hidrocentrale me synim sigurisht për hidorcentrale më të mëdhja se 2 mega.

Ky është diversifikimi i burimeve që ne flasim shpesh, pra nga prodhimi pothuajse 100 % nga hidrocentralet, përjashto këtu disa parqe të vogla ët cilat kanë nisur punën e tyre dhe ky ka qenë viti i parë që ne kemi arritur të marrim prodhim, pra parqe fotovoltaike, siç thamë kryesisht energjia jonë, produkti vendas vjen nga hidrocentralet. Dhe i varur totalisht nga moti duke na bërë që shpesh gjatë gjithë vitit jo vetëm në verë siç është kryesisht ideja e publikuar por gjatë gjithë vitit, edhe sot që flasim ne i drejtohemi tregut të huaj për të importuar energji.

Diversifikimi i burimeve energjetike të rinovueshme do të ndihmonte që të ulnim blerjet nga importi duke na krijuar mundësi që të prodhojmë brenda vendit jo vetëm energji të rinovueshme nga hidorcentralet.

Në këtë rast ne kemi nisur një studim, i cili sigurisht bazuar në studimin e mëparshëm të Bankës Botërore e cila ndan Shqipërinë në tre zona ku mund të ndërtohen parqet fotovoltaike dhe sigurisht të ndara sipas gjeografisë ashtu dhe sasisë dhe eficencës së prodhimit ditor të energjisë që këto zona mund të sjellin.

Ndërkohë përsa i përket rastit të sotëm do desha të flisja për parkun e Karavastasë tashmë. Parku energjetik i Karavastasë, e kanë quajtur të tillë pavarësisht se nuk ka të bëj me lagunën. Jemi mundur shumë të qëndrojmë larg lagunës dhe zonës së mbrojtur.

Shtrihet në zonën e Divjakës, në zonën Remas dhe aty kemi 122 hektarë ndërkohë që në zonën e Fierit kemi në Libofshë 76 hektarë. Dua të falënderoj dhe kryetarët e bashkisë për prezencën sot këtu pasi ndërtimi i këtij parku dhe sigurisht investimi i rëndësishëm që do ndodhi do ketë ndikim direkt në komunitetet dhe qytetet e tjera.

Parku fotovoltaik i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planëzuar për tu ndërtuar në vend me 140 megavat. Ky është një kapacitet i cili është ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë ndërkohë 70 megavat nën çmimin e rregulluar ose ndryshe i njohur PPA. Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes. Përzgjedhja e zonës, ashtu siç ju thashë është bërë në bazë të një studimi të bërë nga banka Botërore ku definohen tre zonat kryesore në Shqipëri për ndërtimin e fotovoltaikëve, zona e tretë është zona me rrezatimin më të lartë. Aty kemi një rrezatim i cili arrijnë nga 3.2 deri në 4.8 dhe sigurisht temperaturat në atë zonë janë ndoshta temperaturat më të larta se asaj të zonës së Cërrikut ku arrijnë deri në 48 gradë celsius ndërkohë që temperaturat e ftohta janë në minus 2 dhe nuk zgjasin deri në 4-5 orë. Pra është zona perfekte për të pasur eficencën më të madhe të prodhimit.

Duke garantuar kështu një investim i cili kthehet shpejt investitorit por nga ana tjetër duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulëta deri në 70 megavat.
Kapaciteti është 140 megavat. Sipërfaqja në total e shtrirë në këto dy bashki, Divjakë dhe Fieri është 198 hektarë. Në bazë të ligjit të energjisë së rinovueshme incentivimi zgjat për 15 vite dhe nga përllogaritja jonë ky është një investim që arrijnë shifrën e 100 milionë eurove.

Do ndalesha pak më gjatë, pavarësisht se është pika e fundit në prezantim dhe është shkurt tek çmimi 55 euro për megavat. Ju kujtoj që ky është proces ankandi, nuk është tender është ankand dhe çmimi që ne kemi vendosur është çmimi tavan.

55 eurot kanë dal sipas metodologjisë duke ju referuar ankandit të fundit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë në vitin 2018. Fituesi i referohemi ka dal me 59.9 për megavat dhe duke implementuar të gjitha lëvizjet dhe uljet e teknologjisë në çmimi, pra teknologjitë edhe në panelet diellore ashtu si dhe çdo teknologji tjetër gjatë viteve ka rënie të çmimeve, kështu që kemi dal në këtë shifër 55 euro që është shifra e incentivimit më e ulët historikisht. Megjithatë jemi besimplotë, dhe këtë e kemi të mbështetur në interesin e madh të investitorëve, kryesisht të huaj duhet thënë, për shkak edhe të sasisë së madhe të investimit, kërkohet mbi 100 milionë euro, që do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe dhe duke qenë ankand, synimi i ankandit është secili duhet të marr pjesë, që përveçse duke përmbushur kushtet teknike duhet të ofertojë ofertën më të ulët.

Fituesi do të jetë ai që do të ofertojë për çmimin e rregulluar ofertën më të ulët. Siç ju thashë besoj që do ketë konkurrencë të madhe, e tha dhe kolegu im Shalsi, që është në kontakt të vazhdueshëm me investitorët e huaj në vendin tonë dhe jemi në dijeni që do këtyre interes gjatë këtij ankandi.

Për më tepër, ky ankand shënon një gur të ri kilometrik përsa i përket procedurave të organizuara nga qeveria shqiptare. Kjo është një paketë model e ndërtuar hap pas hapi me të gjithë ndihmën, mbështetjen, konsulencën e BERZH. I jemi përmbajtur plotësisht këshillave të tyre, do i quaja të tilla, pasi kane qenë të mirë argumentuara dhe kanë qenë rrjedhojë e praktikave më të mira në vend të tjera europiane për të njëjta procedura.

Kjo paketë është e plotë. Investitori i cili do të jetë fitues do të ketë një informacion të plotë teknik për kriteret e vlerësimit, do të ketë raportin mjedisor siç ju thashë ndodhet në një zonë kritike, ndodhet pranë lagunës së Karavastasë, por jashtë zonës së mbrojtur, kemi punuar shumë për këtë, ka qenë dhe kërkesë e BERZH-it, por dhe kërkesë e gjithë investitorëve të huaj që të mos preket mjedisi, por ashtu siç dhe ju e dini politikat e mbrojtjes mjedisore janë një nga politikat kryesore të Qeverisë Rama.

Për më tepër, kjo paketë, përmban kontratën e zhvillimit dhe blerjes së energjisë dhe këto të njehsuar me standardet dhe praktikat më të mira, nuk do kemi një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe fituesit të garës së ankandit pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi dhe është e para ndërtuar, kjo është një arritje shumë e madhe pasi për shkak të kërkesave të ndryshe të investitorëve të ndryshëm, që padyshim kërkojnë të marrin sa më shumë nga një investim, por nga ana tjetër edhe për shkak të pozicionit të shtetit për të ruajtur qoftë pronën që ne vënë në dispozicion, qoftë incentivimin që do marri ky investitor për 15 vite është shumë e vështirë që të arrihet në një negociatë kur kontrata nuk është e paracaktuar.

Një gjë tjetër për tu shënuar është që brenda kësaj pakete ndodhet leja e zhvillimit e miratuar vetëm një javë më parë nga këshilli Kombëtar i territorit. Pra kemi një paketë të plotë dokumentacioni i cila i vihet në dispozicion të gjithë investitorëve të interesuar dhe më pas unë do dëshiroja që të kaloja tek afatet.

Afatet janë të mire përcaktuar dhe unë do ti kaloj një për një pasi do dëshiroja që të nënvizoja një risi tjetër e cila ka lidhje me transparencën dhe ka lidhje me angazhimin tonë dhe me premtimin tonë si qeveri për ti dhënë të gjithë investitorëve të cilët vijnë në Shqipëri apo janë dhe investitorë shqiptarë mundësinë për të investuar në kushte të plota transparence dhe për më tepër për të qenë të mbështetur nga ligjet dhe kornizat rregullatore të shtetit shqiptar.

Sot në datë 20 janar kemi shpalljen zyrtare të këtij ankandi dhe si rrjedhojë duke nisur që sot numërojmë 54 ditë të lënë në dispozicion të investitorëve, për të tërhequr, për të blerë, nënvizoj pasi ky dokumentacion blihet ashtu sipas rregullit për të blerë dokumentacionin dhe për të kryer të gjithë veprimtarinë që atyre ju duhet, siç është për shembull vizita në vendin ku do të ndërtohet i cili është një vend me sipërfaqe të sheshtë, dhe kjo është një vlerë e shtuar, i ngritur nga niveli i detit 1 deri në 2 metra, ku të gjitha teknologjitë janë të pranueshme dhe nuk ka kompleksitete përsa i përket përthyerjes apo rrotullimit për të ndjekur diellin. Të gjitha këto janë element teknik shumë të rëndësishëm për tu thënë.

Mbas datës 16 mars, në orën 12, mesditë, ditën e fundit të dorëzimit të ofertave dhe më pas komisioni i vlerësimit, ofertat dorëzohen, po kaloj në detaje pasi për të thënë të drejtën ndihemi si grupe bashkë me BERZH por dhe të gjithë specialistët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndihemi krenar për këtë procedurë dhe dua të hyjë në detaje për ta bërë sa më të qartë për të gjithë.

Në datën 16 mars dorëzohen ofertat, të cilat dorëzohen në dy zare, në zarfin A ku është i gjithë dokumentacioni që duhet të plotësojë investitori, dhe në zarfin B ku është oferta financiare. Pra sa euro ofron për megavat. Në këtë pikë ne marrim 10 ditësishin e vlerësimeve të kritereve para kualifikuese që ndodhen në zarfin A. Ne vlerësojmë nëse investitori përmbush të gjitha kushtet për tu kualifikuar, nëse ligjërisht është i regjistruar, nëse ka fuqinë financiare që kërkohet, por unë nuk po hyjë në detaje të tilla pasi siç ju thash ka mjaft detaje në dokumentacionet që do të tërhiqen nga investitorët duke filluar që sot.

Mbasi të kemi verifikuar të gjitha dokumentet në zarfin A në do shpallim një listë të kompanive të kualifikuara për të vazhduar në fazën tjetër sigurisht duke i lënë atyre kohën e ankimimit dhe gjithçka që parashikohet nga ligji shqiptar. Nga data 16 në mbylle dhe data 26 vler3ësimi i kritereve para kualifikuese nga zarfi A, ankimimet nga pjesëmarrësit deri në datënn31, kthimi i përgjigjeve nga autoriteti kontraktues, pra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deri në datën 6 prill dhe në datën 7 prill hapja publike e ofertave.

Të gjitha ato kompani të cilat do kenë mbyllur ët gjithë procesin , dorëzimin e zarfit, kualifikimin dhe gjithçka tjetër, në datën 7 prill ne do të shpallim fituesin Live, siç jemi tani. Zarfet B të cilat do të jenë të gjitha të pahapura do hapen një nga një vetëm për kompanitë të cilat kanë kaluar fazën para kualifikuese, pra me zarfet A dhe publikisht të gjithë së bashku do shikojmë se kush është ofertuesi me çmimin më të ulët. Duke mos i lënë shteg kështu askujt për të folur për transperencën ose duke treguar kështu një herë e përgjithmonë dëshirën e qeverisë shqiptare, angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të vendosur dhe për të bërë transparencë në një garë kaq të rëndësishme siç është kjo për ankandin për parkun fotovoltaik të Karavastasë 140 megavat.

Lidhja e kontratës ka një afat shumë të shkurtër. Nisur kjo nga eksperiencat e mëparshme të cilat kanë rezultuar jo të mira për të dyja palët, edhe për autoritetin kontraktues ndoshta dhe për investitorin, kohë të gjata në lidhjen e kontratës, negocime, pse jo edhe humbje për shtetin dhe nuk i referohem energjisë, po i referohem të gjitha projekteve, edhe atyre të rrugëve shpesh herë edhe projekte infrastrukture të tjera, kohë të gjata, afate negocimi, por në këtë rast ne nuk kemi arsye që të kemi afate të gjata negocimi pasi siç ju thash pake5ta e dokumenteve është e plotë.

Kemi lënë vetëm 30 ditë , nga data 7 prill ku ne do hapim publikisht para kamerave, ashtu si dhe sot të gjitha ofertat për ti dhënë atij që i takon këtë mundësi për investim, pra ofertuesit me ofertën më të ulët për megavat dhe lidhja e kontratës parashikohet në 8 maj. Ky është procesi i ankandit të shpalljes së parkut të Karavastasë, edhe Akërnia është problem shumë i rëndësishëm për ne që duhet zgjidhur kështu që shkojnë paralelisht.

Duke filluar që sot, të gjithë investitorët apo të gjithë atashetë e huaj të cilët na aknë kontraktuar dhe më parë por që do kenë nevojë edhe për më tepër sqarime, por sigurisht gjaj më e mirë do ishte që të tërhiqnin dokumentacionin ne na kanë në dispozicion dhe sidomos pas këtij takimi publik do kemi mundësi që të flasim më gjerë.

Edhe një herë, unë do doja të falënderoja shumë pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm BERZH-i përsa i përket të gjithë procesit. Dua të falënderoj edhe OSHEE-në pasi kanë qenë të impenjuar krah për krah më të gjithë ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të prodhuar sa më parë por edhe saktë këtë kontratë të çmimit të fiksuar e cila ne na lehtëson punë dhe na vë në kushte për ta përmbyllur të gjithë këtij investim në një kohë shumë të shkurtër.
Kemi bërë tashmë traditë duke qenë se salla e ministrisë nuk na e lejon të mblidhemi këtu tek COD për projektet e mëdha. U mblodhëm për të shpallur aeroportin e Vlorës, u mblodhëm për të firmosur kontratën me ENI-n, sot u mblodhëm për të shpallur parkun energjetik fotovoltaik të Karavastasë.

Ju siguroj që në muajt në vazhdim do të mblidhemi disa herë të tjera pasi projekte shumë të rëndësishme janë duke ardhur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që në vitin 2020 të shpall të gjitha ato projekte të premtuara dhe ët gjitha ato projekte të cilat do të ndryshojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Projekti i radhës është ai i autostradës, segmentit më të madh të autostradës Adriatiko-joniane, që është segmenti Thumanë-Rrogozhinë dhe më pas, por ndoshta mund të ndryshojnë kohët, varet se kush ecën më shpejt përsa i përket përgatitjes së dokumentacionit ai i tunelit të Llogarasë. Kështu që do shihemi sërish këtu, në këtë ambient i cili duke është shumë i mbarë për projektet e qeverisë shqiptare.
Faleminderit shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb