BERAT

Është çelur mesditën e sotme në Berat Kampionati Ndërkombëtar i Hedhjes me Parashuta. Në këtë event të rëndësishëm për qytetin e Beratit marrin pjesë 50 garues nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia, Mali i Zi,Sllovenia,Bullgaria etj, ndërkohë që i pranishën në këtë garë është edhe Kampioni i botës në fuqi në “Hedhjen me Parashuta”,slloveni Matias Luca. Menjëherë pas fillimit të garimit,qielli i Beratit është mbushur me parashuta të shumta,duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet. Nisja e garës ishte në lartësinë e Malit Partizan dhe pas përfundimit të itenerarit të parashikuar parashutistër u ulën në brigjet e lumit Osum.

Drejtori i Eventeve dhe garave në Federatën e Aereonautikës së Shqipërisë,Alket Islami,e ka cilësuar eventin “Berati Open Air” event të rëndësishëmcqë organizohet për herë të parë në këtë qytet,event që-sipas Islamit-do të organizohet çdo vit në muajin Mars në këtë qytet. “Jemi shumë të kënaqur nga mikëpritja dhe organizmi që ka bërë pushteti vendor për këtë event të rëndësishëm botëror.

Qëllimi i organizimit të këtë eventi gjatë kësaj fundjës është ta kthejmë ditën e verës në një festë të madhe të fluturimit. Teknikisht është një garë shumë e vështirë sepse kemi një lum në mes siç është Osumi,i cili është shumë afër vendit të uljes së parashutave dhe kjo shkakton turbolenca e rryma të forta,duke e bërë të vështirë për pilotët marrjen e pikës maksimale që është pika zero”-ka thënë Drejtori i Eventeve dhe garave në Federatën e Aereonautikës së Shqipërisë, Alket Islami.

Në përfundim të këtij kampionati,fituesi i vendit të parë do të marrë një shpërblim prej 1 mijë Eurosh,premio ky që jepet për të nxitur dhe motivuar ardhjen e sa më shumë pjesëmarrësve të huaj në këtë event,me qëllim promovimin e vlerave historke e kulturore të qytetit të Beratit,pjesë e UNESCO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb