KORÇË

Për të katërtin vit radhazi festivali i muzikes internacionale, Mik Festival ka çelur siparin në qytetin e Korcës në një mbrëmje dedikuar muzikës gjermane në Teatrin, ‘Andon Zako Cajupi’. Ndryshe nga vitet e tjera ky festival do te njohe me teper zgjerim te kufijeve rajonale duke shkuar per here te pare ne Kolonje por edhe ne mrekullite e liqenit te Prespes, ne Malingrad.

Ekzekutimi i shkelqyer i Elda Laros dhe dy violinisteve gjermane ne naten e pare te Mik Festival entuziazmoi te gjithe te pranishmit ne sallen e teatrit te Korces.

Pas më shumë se një viti, ku publikut i kanë munguar aktivitetet kulturore, artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë do te behen “MIQ” te juglindjes për të dhuruar 4 netë të mrekullueshme me interpretimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: