”Pikaso, Lindja e një gjeniu” titullohet ekspozita më e madhe e hapur ndonjëherë në Kinë, e cila përmban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.

”Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente të Pikasos nga rinia në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita ka mbledhur pjesën më të mirë të Muzeut kombëtar Paris’’, deklaroi për median drejtuesi i muzeut, Laurent Le Bon.

Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm…një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit tejkalon 800 milionë euro.

Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë daton në 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Vetëm 33 vepra të artistit u ekspozuan në atë kohë.

Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, si për shembull prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.

Këtë herë, ekspozita është e fokusuar në veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së tij, me qëllimin për të treguar mënyrën e evoluimit të gjeniut Pablo Pikaso (1881-1973). (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: