* Klosi: Në zyrat e punës, 31 mijë kërkesa për vende të reja pune

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në çeljen e Panairit të Punës 2016-të se këtu, të gjithë ata që do kërkojnë një punë kanë hapësirë informacioni të jashtëzakonshme, “për të parë nga afër se miti që sot ka punë vetëm për ata që pranojnë të paguhen shumë pak është i ngritur mbi një të pavërtetë të madhe”.

Rama tha se në këtë panair janë 8 mijë vende pune, por që presin punëtorë të specializuar, Ai shtoi se problemi më i madh i atyre që kërkojnë punë sot në Shqipëri është mungesa e kualifikimit për një punë të caktuar.

“Panairi i vitit të kaluar nxori në pah se vijohet të ketë probleme në mungesën e njerëzve të kualifikuar. Në këtë panair marrin pjesë të gjithë aktorët nga biznesi tek qeveria. Të thyejmë barrierën psikologjike që të vetmen rrugë për tu punësuar shikojnë sektorin shtetëror. Ne kemi shmëfishuar fondet, për nxitjen e punësimit dhe kemi si objektiv të 7-fishojmë numrin e punonjësve. Por ajo që është për të ardhur keq është se 55% e punëkërkuesve të regjistruar janë pa profesion dhe vetëm me arsim 9-vjeçar. Nga ana tjetër 40% e ofertave janë për teknikë e specialistë”.

“Në gjithë sistemet është sponsorizuar dembelizmi masiv, është kultivuar dembelizmi masiv, mungesa e një sërë praktikash, mësimi profesional ka sjellë rënie drastike të krahut të punës, shkëputje mes ofertës dhe kërkesës, asaj ç’ka biznesi ka nevojë dhe tregu ofron. Janë në dispozicion 8 mijë vende të reja pune, kush do punë të vijë ta gjejë”,- shtoi Rama.

KLOSI: NË ZYRAT E PUNËS, 31 MIJË KËRKESA PËR VENDE TË REJA PUNE
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në ceremoninë e hapjes u shpreh se “Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja punë në zyrat e punës në vend”.

Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo binzesi ka nevojë për profesionistë”, tha Klosi.
Ministri Klosi theksoi po vijon puna për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.

“Kemi 5 fishuar fonde për nxitjen e punësimit”, tha ndër të tjera Blendi Klosi, ndërsa vuri në dukje se ky event që do të qëndrojë i hapur nga data 28-30 prill, do të jetë mundësia më e madhe e biznesit për të pasqyruar të gjithë ecurinë e tij, prej nga nisja deri tek arritjet më të suksesshme në infrastrukturë, teknologji, inovacion, etj.Lider të kompanive shqiptare, administratorë të ndryshëm, do të jenë në një prezantim face to face me publikun e gjerë për të shpjeguar të gjithë ecurinë dhe rrugën e këtij suksesi.
FJALA E PLOTE

Disa muaj më parë kur po dolën rezultatet e para të luftës kundër informalitetit, kur vetëm në pak muaj mbi 100 mijë punëmarrës dolën nga skema skllavëruese e punës në të zezë dhe ju shtuan skemës të kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke çuar në rreth 210 mijë numrin e atyre që në qytet dhe në fshat ju bashkangjitën Armatës së Punës së Denjë, realisht dhe sinqerisht kupton se të dhënat e tregut të punës në Shqipëri ishin surreale.

Për vite më rradhë, Politika e qeverisjes së vjetër fliste për punën dhe punëmarrësin vetëm në fushatat elektorale dhe asnjëherë nuk arriti të kuptonte se sistemi që krijuan në rrugëtimin e tyre, ishte një sistem që sponsorizonte dembeliizmin.

Në shtator në zyrat tona të punës figuronin 153 mijë punëkërkues të papunë, dhe plot 26.843 vende të lira pune të ofruara nga biznesi.

Puna e madhe e nisur me strategjinë për punësim dhe aftësim 2014-2020, kërkonte:

1. Vullnet për të reformuar

2. Vullnet për të punuar

3. Guxim për të pranuar këtë debat të vështirë.

Reformuam dhe po reformojmë të gjithë rrjetin e zyrave të punës duke i kthyer ato në zyra të qenësishme ku punëkërkuesi ofron atë që di të bëjë dhe punëdhënësi merr atë që kërkon.

Më shumë se pesëfishuam fondet për nxitjen e punësimit, luftuam me forcë informalitetin dhe punën e zezë dhe rishkruajtëm legjislacionin për punëkërkuesit duke evidentuar me rigoroozitet kush janë të papunët e vërtetë në zyrat e punës. Nga 150.000 të tillë, ky numër po shkon me shpejtësi drejt 100.000.

Në 25 vite tranzicion kundërshtia e termit papunësi ka qënë tabu.

E dinim fare mirë kur filluam këtë fushatë ndërgjegjësimi se në Shqipëri ka punë por në Shqipëri duhen PROFESIONISTË, dhe shumë do na shohin me habi dhe shumë të tjerë me mosbesim !!! Por realiteti dhe faktet janë kokëfortë !!!

Në vetëm 4 muaj personalisht së bashku me partnerët e Ministrisë së Mirëqenies , si dhe komuniteti i biznesit kemi zhvilluar nga veriu në jug mbi 85 takime me biznese të mëdha dhe te vogla dhe do ta vazhdojmë më këmbëngulje kudo !!!

Ndihet nevoja për profesionistë. Kudo biznesi do të presë punonjës të kualifikuar.

Në të gjithë Shqipërinë zyrat e punës kanë në total plot 31.000 kërkesa për vende të reja pune !!!!

Në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, kudo biznesi kërkon profesionistë.

Ndaj, i nderuar z. Kryeministër të nderuar pjesëmarrës në panair, ju garantoj se ky panair I punës do të jetë dëshmia 3 ditore e rradhës se realisht në Shqipëri KA PUNË.

130 sipermarje, nga më të sukseseshmet në tregun shqiptar të punës janë bashkuar me ne sot në këtë panair pune, i cili do të qëndrojë i hapur për tre ditë.

Mbi 8.000 vende të lira pune do të lançohen vetëm gjatë këtyre tre ditëve dhe këto jane pjese e realitetit të pamohueshëm se në Shqipëri ka 31 mijë vende pune te ofruara nga sipermarrja private.

Vendet e punës që do të ofrohen në këto tre ditë janë nga kompanitë qe kane krijuar e vazhdojne te gjenerojne vende te reja pune, si ne fushen e telekomunikacionit, kompani që zbatojnë projektin TAP, në sistemin bankar, ne ndërtim, ne sektorin e shërbimeve, në industrine përpunuese, në industrinë agroushqimore, etj.

Panairi i këtij viti, vjen pas suksesit të këtij aktiviteti në dy vitet paraardhëse, ndaj pritshmëritë tonë për këtë vit janë më të larta. Pritet ta vizitojnë këtë panair rreth 35.000 persona. Presim realizimin e mbi 1.000 punësime të menjëhershme vetëm në ditet e panairit.

Panairi i punës është një tjetër tregues i vemendjes sonë ndaj punësimit, fondet e nxitjes së të cilit i kemi 5 fishuar.

Zyrat e punësimit gjatë dy viteve të fundit janë riorganizuar dhe rikonceptuar sipas modelit të ri të shërbimeve të punësimit model i cili është shtrirë tashmë në 14 zyra dhe shumë shpejt do të shtrihet në të gjitha zyrat e punësimit. Duke përfituar nga prania e shumtë e punëdhënësve në këtë aktivitet ftohen punëdhënësit për një bashkëpunim të qëndrueshëm me zyrat tona të punësimit për të kontribuar në punësimin e punëkërkuesve të papunë.

Te nderuar sipermarres,

Konsideroini Zyrat e Punes, si partnerin tuaj direkt ne tregun e punes. Zyrat tona te punes, nuk janë vetem ne sherbim te punekerkuesve te papune. Ato jane gjithashtu ne sherbimin tuaj si ofrues te punes.

Une personalisht kam ndjekur me perparesi kerkesat tuaja ne Korce, Elbasan, Tirane, Lezhe, Shkoder dhe pothuajse ne te githa Qarqet e vendit.

Konstatimi tashmë është i qartë, në Shqipëri ka punë, mungojnë të , mungojne profesionistet”.

Ndaj, po i meshojmë fort arsimit profesional, si e vetmja mënyrë për të gjetur ekuilibrin mes kërkesës dhe ofertës për punë. Këto janë përpjekje të gjithanshme për të reduktuar papunësinë. “ Mundësitë janë, ejani në panair, ejani në zyrat tona të punës”.

Çelet Panari i Punës 2016
Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizojnë Panairin e Punës 2016 në Pallatin e Kongreseve në datat 28-29-30 prill 2016.

Ky event do të jetë mundësia më e madhe e biznesit për të pasqyruar të gjithë ecurinë e tij, prej nga nisja deri tek arritjet më të suksesshme në infrastrukturë, teknologji, inovacion, etj.

Lider të kompanive shqiptare, administratorë të ndryshëm, do të jenë në një prezantim ‘face to face’ me publikun e gjerë për të shpjeguar të gjithë ecurinë dhe rrugën e këtij suksesi.

Në këtë aktivitet marrin pjesë bizneset me të suksesshme, të cilat do të kenë mundësi te promovojnë shërbimet dhe aktivitetin e tyre, si dhe të vendosin në dispozicion të publikut vendet e lira të punës të cilat ato disponojnë duke i plotësuar ato me burimet më të mira njerëzore.
(el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: