KORCE- Në qytetin e Korçës u çel edicioni i 9-të i simpoziumit “Skulptura e Parkut”. Këtë vit do të jenë 6 artistë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Gjermania, Japonia dhe Zelanda, të cilët do të krijojnë 6 vepra të reja, që do t’i bashkëngjiten skulpturave ekzistuese të vendosura në parkun Rinia.

Sipas kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, qyteti mirëpret artistët skulptorë nga vende të ndryshme si ambasadore të promovimit të Korçës turistike përtej kufijve.

Për kuratorin e simpoziumit Genti Tavanxhi, mbështetja për artistët skulptorë është diçka unike që aktualisht është duke krijuar një tradite të bukur në qytetin e Korçës.

Ana Corver vjen nga Zelanda e Re. Ajo e shikon simpoziumin si një mundësi për të parë vende dhe kultura të reja. Gjithashtu kontaktojmë nga afër me miq artiste nga gjithë bota thotë ajo. Simpoziumi do të zgjasë 10 ditë dhe në fund do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb