ELBASAN- Çelet viti i ri akademik 2015-2016 në të gjitha universitetet e vendit. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka qenë e pranishme në universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”.

“Ndodhemi në një vit të rëndësishëm pasi gjendemi në vitin e parë pas miratimit të ligjit për Arsimin e Lartë. Jemi në një moment ku më shumë se kurrë po luftohet sistemi korruptiv në çdo shfaqje të tij në sistemin universitar”,- tha ajo para studentëve.

E ndodhur në Fakultetin Ekonomik, Malaj nuk la pa përmendur edhe luftën ndaj informalitetit. “Çdokush, por mbi të gjitha ju studentë të Ekonomikut duhet të kuptoni rëndësinë e kuponit tatimor. Raporti i shërbimit me ofertë kërkesën duhet të jetë i dokumentuar dhe tatuar për ti dhënë fund informalitetit”,- tha ajo.

Zv. ministrja bën gjithashtu apel për integrimin edhe të studentëve me aftësi të kufizuara apo të atyre nga shtresa të ndryshme sociale.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: