Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha në një komunikim për media se ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pustecit.

Celibashi theksoi se është në përfundim procesi i dorëzimit të kutive të votimit drejt KZAZ-ve, në të gjithë vendin.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, kreu i KQZ theksoi se pjesëmarrja është në nivelin e 48.2%, ndonëse rezultati zyrtar do të jepet në ditët në vijim.

“Ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit. Është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe të kutive të votimit nga komisionet e qendrave të votimit në zonat e administrimit zgjedhor. KQZ po monitoron procesin. Dorëzimi i kutive po bëhet sipas procedurave. Sa i përket pjesëmarrjes, është në nivelin e 48.2%. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim gjithë informacionin nga të gjitha qendrat e votimit. KQZ ka bërë atë që duhet dhe ka dhënë informacion për gjithë ecurinë e procesit zgjedhor. Pritshmëritë për të nxjerrin rezultatin për partitë politike dhe koalicionet janë brenda 48 orëve. Deri më tani nuk shohim ndonjë problematikë në lidhje me këtë cështje. Ngelet për t’u parë, por jam i sigurt që do ta kemi rezultatin brenda 48 orëve”, tha Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb