Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka garantuar se numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit nis pas mesnate dhe do të jetë pa ndalim

Ai thotë se do të ketë zëvendësues në mënyrë që numërimi mos ndërpritet për shkak të pushimeve.

Në mënyrë të prerë, kreu i KQZ thotë se nuk do të shtyhet orari i votimit për zgjedhje, por në rast se në disa qendra votimit ka grumbuj apo radhë votuesish që presin, atëhere orari shtyhet vetëm për ato qendra votimi.

Celibashi i kërkon partive politike dhe qytetarëve që të presin me qetësi, në mënyrë të matur dhe me kuriozitet fituesin e zgjedhjeve.

PJESË NGA INTERVISTA E ILIRJAN CELIBASHIT

PYETJA: A ekziston mundësia për shtyrje të orarit të votimit?

CELIBASHI: Nuk ka asnjë arsye të paktën sot edhe nesër, KQZ të marrë vendim për shtyrje të orar të votimit. Është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në rast se pranë qndrës së votimit ka grumbull votuesish i lejohet atyre, me emra dhe dokumente, vetëm në këto raste mund të ketë shtyrje të orës së votimit. Por vetëm për atë qendër votimit.

PYETJA: Kur fillon numërimi?  Tek zonat kryesore kur nis procesi?

CELIBASHI: Nëse nënkuptojmë metropolet, zakonisht pas mesnate. Ka numër të madhe qendrash votimi, imponon kohë në kryerjen e marrjes së materialeve dhe kushtet teknike të numërimit.

PYETJA: Do të ketë pushime?

CELIBASHI: Ka zëvendësime. Do të jetë pa ndalim.

PYETJA: Transporti?

CELIBASHI: Varet nga qendra e votimit tek ajo e numërimit. Në rend minutash por shkon dhe orë.

Si do të jenë komunikimet me mediat, si do të funksionojë e dielë, e hëna apo e marta?

Kemi raport të mirë me mediat. KQZ është institucion që e zhvillon veprimtarinë në transparencë të plotë. Do të zbatohet edhe ditën e votimit ,edhe më tej. Gazetarët janë të mirëpritur, të dielën e në vazhdim, të jenë në ambientet e KQZ.

PYETJA: A ka sinjale për zona problematike, ku është më tepër vëmendja, cili është bilanci?

CELIBASHI: Nuk kemi, po të kishim do e adresonim. Sikurse thashë, deri në momentin që flasim s’kemi problematikë sa i përket procesit përgatitor zgjedhor.

PYETJA: Keni ndonjë apel?

CELIBASHI: Natyrshëm mund të them që të gjithë duhet të jemi të qetë e të matur, për të rpitur kush do tj etë fitues. Çdo gjest tjetër, edhe nëse dikush e mendon të përligjur nuk do na ndihmojë as atë vetë, për një rezultat më të mirë nga sa ai mendon. Gjithkush ka bërë çfarë ka patur në dorë, tani të presim rezultatin. Askush s’ka çfarë të bëjë më. Nuk do e ndihmojë në marrjen e një rezultati më të mirë, madje mund të kthehet në të kundërt. E them, nuk e di sa mund të dëgjohet, nuk kam shumë besim, por të paktën për partitë politike dhe garuesit, vlen të ritheksoj të presim me qetësi e nesër të shohim si një proces fare fare formal, dhe në darkë të presim me kuriozitet kush fiton zgjedhjet.

PYETJA: A janë gur i rëndë për BE dhe prestigjin par andërkombëtarëve, çfarë përgjegjësie ndjeni?

CELIBASHI: Zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, sidomos për Kuvendin. Përcaktohet kush qeveris vendin, natyrshëm ka interesa në këtë proces nga ato të individëve, grupeve të caktuara, gjithmonë e kanë interesin, s’di ndonjë vend të botës ku s’ka interes. Në rastin tonë ka interes më të shtuar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, nga këto zgjedhje varet shumë si do të jetë ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Sa i takon KQZ në një kohë shumë të shkurtër, marr në konsideratë dhe një sistem zgjedhor të ndryshuar, mendoj se ka bërë jo më të mirën e mndshme, por tej të pamundurës, që ky proces të jetë brenda standardit. Nesër e tutje është në dorën e të tjerëve, më shumë se në dorën e KQZ. KQZ mund të adresojë rastet kur ka paligjshmëri, në mënyrën e duhur.

PYETJA: Do të punohet me orare të tejzgjatura?

CELIBASHI: Prej kohësh në fakt, por edhe në ditët e fundit po punojmë thuajse 24 orë në 7 ditë, dhe meriton një lavdërim e falenderim gjithë stafi i KQZ. Vërtet ka qenë shumë të angazhuar. Jo të gjithë e kanë atë cilësi, por në shumiëc dërrmuese stafi i KQZ, edhe ata që janë angazhuar përkohësisht, meritojnë vlerësim nga KQZ, por dhe qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb