Kryetari i KQZ-së deklaroi dje se Partia Demokratike edhe mund të mos regjistrohet fare në zgjedhje për shkak të konfliktit se kush e drejton atë.

Deklaratën Ilirjan Celibashi e bëri gjatë në komunikimi me mediat.

Cilat emra të KZAZ do pranohen të Nokës apo të Bardhit?

Nëse do të isha shumë formal, përgjigjja do ishte që do ta merrni vesh në momentin që do ta vendos. Por nuk dua të bëj hipokritin dhe të them që nuk e njohim realitetin politik të momentin. Edhe unë i ndjek lajmet dhe i shoh zhvillimet dhe kam gjykimet e mia. Kur të vijë puna e vendimmarrjes do të jetë rrjedhojë e gjykimit dhe vlerësimit tim.

Kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa i cili është përfaqësues i PD-së në KQZ që prej marsit të vitit të kaluar. Kemi edhe një propozim të sjellë nga Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD-së.

Formalisht kemi dy kërkesa dhe komisioneri do të duhet të bëjë vlerësimin e legjimitetit. Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ-ve, jo vetëm të PD-së, por edhe të tre partive të tjera. Është një procedurë që rëndom KQZ e ka bërë. Ne do të vendosim për këtë, nuk është shumë e udhës të them se kështu do të vendos. Realisht më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, jo për KQZ-në. Nuk kemi asnjë lloj interesi politik dhe asnjë simpati politike jo vetëm për këtë çështje, por për të gjithë procesin. Vendimmarrja do të jetë në respekt të plotë të ligjit.

Do ishte naivitet nëse dikush do mendonte që kjo vendimmarrje bazohet nga urdhërimet e dikujt tjetër. E them me bindje që nuk kemi asnjë lloj droje për të vendosur në përputhje të plotë me ligjin. Nuk është çështja ime se si është ligji apo se si është situata politike. Ka të tjerë që duhet ta vrasin mendjen për këtë dhe jo KQZ-në. Kërkesa si për rastin e komisionerëve ashtu edhe për regjistrimin e subjekteve zgjedhore do të vlerësohet në përputhje me ligjin. Ne nuk vendosim kush e udhëheq PD-në, apo kush do ta udhëheqë. Për ne ka një PD, është një person juridik. Ngelet për tu parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa sështë vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.”

Sefa që ju thoni se është përfaqësues i PD në KQZ ka një autorizim para aktit të dorëheqjes së Bashës apo duhet rifreskuar?

Indrit Sefa autorizimin e ka prej zotit Basha. Nuk ka autorizim tjetër veç këtij. Mandati i zotit Indrit Sefa është i vlefshëm në kuptimin e përfaqësimit për partitë parlamentare. Është i vlefshëm për sa kohë partia është parlamentare.

Nëse gjykata do të marrë vendim pas 7 marsit, apo para 13 majit, a do e ketë mundësinë KQZ që të vendosë për ndryshim të kandidatëve për regjistrim të partive?
S’ta them dot këtë. Këto pyetje me nqs, s’i kthej dot përgjigje. Janë disa afate brenda të cilave mund të bësh ndryshime. Por përtej këtyre afateve s’mund të bësh ndryshime. Nëse një vendim i tillë merret pas datës 7 mars, atëherë dikush ka probleme me sjelljen institucionale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: