Fill pas publikimit të rezultatit në Njësinë numër 10 në kryeqytet, ku u votua në mënyrë elektronike, kreu i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat, siguroi që procesi është i sigurt dhe ruan fshehtësinë e plotë. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë, ku sfidë është publikimi i tyre për 48 orë nga mbyllja e procesit të numërimit. Celibashi se nuk ka arsye që komisionerët të thonë se janë të lodhur, e shtoi se kjo skemë duhet të marrë fund një herë e mirë nga partitë politike.

“Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot. Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Ne jemi dëshmitarë që për mënyrën partitë politike kanë përgjegjësi të mëdha nga komisionerët.

Nga raportimet e KQZ ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre në lidhje me raportimin e pjesëmarrjes. Pajisja që ne kemi përdorur, e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty. Akoma nuk e kemi vlerësuar, është herët për ta vlerësuar këtë kërkesë. Natyrshëm që me të gjitha pikat e kodit. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 19:00, të dhënat për pjesëmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Të dhënat që paraqiten tani janë ato zyrtare. KZAZ ka tabelën përmbyllëse për çdo QV.

Jemi duke punuar që të marrim të gjitha pajisjet, ne i kemi këto të dhëna dhe nuk duhet të presim ditë javë, por këto të dhëna i marrim nga pajisjet. Besoj që po. Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ.

Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”, u shpreh Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: