Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje edhe njëherë partive politike, se 8 marsi, është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në çdo qark.

Po ashtu, ai ka përsëritur thirrjen e bërë dhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në lidhje me përfshirjen në lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Celibashit:

lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.
Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb