Celine Dion feston 50 vjetorin. E lindur në Quebec në 30 mars 1968, ajo që në moshën 12 vjeçare shkroi këngën e saj të parë, tw cilwn nëna e saj Tereza e incizojë në një kasetë dhe ja çoi menaxherit muzikor Rene Angelil, që u bë më pas në 1994 bashkëshorti i saj.
Angelil bëri gjithçka për Celine dhe e ndihmoi për albumin “La Voie du bon dieu”, suksesi i saj i parë i një karriere që e bëri një nga këngëtaret pop më të dashura në botë.

Gjithashtu prej 2004 ajo ka yllin e saj në ‘Walk of Fame’ të Hollywood-it.
Dy etapa të rëndësishme në karrierën e saj artistike kanë qenë ‘Beauty and the Beast’ kolona muzikore e filmin ‘E bukura dhe bisha’ dhe ‘My heart Will Go On’ në 1997, kënga e famshme e filmit ‘Titanik’.

Në 2001 pas martesës me Angelil lind fëmija i saj i parë, Rene-Charles dhe në 23 tetor 2010 lindin binjakët Nelson dhe Eddy.
Në 14 janar 2016 bashkëshorti i saj humb betejën me kancerin dhe ndërron jetë. Ai luftonte kundër sëmundjes së rëndë që prej 1998.
Së fundmi këngëtarja e njohur ka anuluar disa koncerte në Las Vegal për shkak të disa problemeve me shëndetin.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087034_10_image

C_2_fotogallery_3087034_8_image

C_2_fotogallery_3087034_7_image

C_2_fotogallery_3087034_5_image

C_2_fotogallery_3087034_4_image

C_2_fotogallery_3087034_3_image

C_2_fotogallery_3087034_2_image

C_2_fotogallery_3087034_1_image

C_2_fotogallery_3087034_0_image

C_2_fotogallery_3087034_6_image

C_2_fotogallery_3087034_16_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: