Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet mbi çeljen e fushatës së dy partive më të mëdha në vend, PD-PS.

Drejtori i patentave, Blendi Gonxhe, tha se sipas tij, flitet për dy botë të ndryshme në hapjen e fushatës. Nga Njëra anë sipas tij, është Partia Socialiste që paraqiti një nivel të lartë qytetarie dhe PD, që sipas Gonxhes pasqyroi shkatërrimin.

“Jemi qytetar vetë, njerëz të prekshëm dhe komunikojmë me njëri tjetrin. Ajo që ishte një ironi pozitive, nuk e kuptoi fare kolegu im i PD, sepse bëhet fjalë për dy botë, një qytetarie dhe e dyta e shkatërrimit. Pozitive shikova vendosjen e promtarave për të bërë një fushatë. Pjesa tjetër ishte për të ardhur keq. Njerëzit janë të lirë për të shkuar me makinat e tyre diku. E majta pranoi të sakrifikonte pjesën e entuziazmit, vetë shifrat e këtyre mitingjeve tregoi se ishin disa shef më shumë se ata të PD. Ne të gjithë kemi pasur udhëzim, që të afërmit tanë, nuk do të ishte nevoja për të dalë në shesh, nuk është se s’ka nevojë dhe tifo, ka plot. Nuk ishte sot dita, ishte një mesazh, i vetëpërmbajtjes, i qytetërimit. Zgjedhjet e ardhshme varen nga sovrani, mund t’i fitojë kushdo. Sondazhet duhen thënë që janë me PS dhe të majtën stabël, është për t’u diskutuar që është ende stabël. Kemi një pikatë e partive të vogla, ku kryeson LSI”, u shpreh Gonxhe

Pas fjalës së Gonxhes, mes këtij të fundit dhe kandidatët për deputëtë nga radhët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u prodhua një debat. Alibeaj, tha se prezenca aq e madhe e njerëzve në shesh, ishte për shkak se janë mërzitur me qeverisjen e kryeministrit Rama, ndërsa Gonxhe, theksoi se nisja e fushatës në këtë formë, mund të krijojë vatra të reja infektimesh.

Enkelejd Alibeaj: Njeriu përballë sheh se sa njerëz ka në Facebook, një botë virtuale. E treta është e trishtë për shqiptarët që iu dëgjojnë e flisni për qytetari, juve që keni shporrur qytetarët me dru nga ky vend. Ti i fyen ata njerëz aty.

Blendi Gonxhe: Cilët?

Enkelejd Alibeaj: Ata aty, ata janë shqiptar janë në kërbaçin tuaj të këtyre viteve, kanë ardhur me gjetur shpëtim. Ju i konsideroni banditë, njerëz pa dinjitet.

Blendi Gonxhe: Familjen time se kam kaluar, të gjithë kujdesemi shumë, për shëndetin tonë dhe kolegëve tanë.

Enkelejd Alibeaj: Meqenëse po flasim për virusin. Njerëzit shqiptar sot, ku i bie fatkeqësia shkojnë me këmbët e tyre. Ata që nuk shkojnë. 5 mln u shkojnë shqiptarëve sot kurimi nga COVID-i

Blendi Gonxhe:
Unë perceptim, në emër të shqiptarëve nuk flisni dot. Sondazhet të thonë gjë.

Enkelejd Alibeaj:
Do e shohim me 25 prill. Është mungesë sentimeti njerëzor që janë njerëzit në depresion me qeverinë tuaj.

Blendi Gonxhe:
Në depresion me makina të shtrenjta, me targa angleze. Mos e përmend kërbaçin me mua sepse dalim keq. Bëni opozitë qytetarë , të rregull.

Enkelejd Alibeaj: Në momentin që shqiptarët kanë nevojë për të shprehur nevojën e tyre, ju thoni mos dilni. Kjo është ide anadollake.

Blendi Gonxhe: Anadollake ku shumë njerëz mund të infektohet. Keni rrezikuar jetë njerëzish.

Enkelejd Alibeaj: Ata kanë ardhur me të drejtën e tyre për liri. Ata janë në nivelin e ekzistencës. Këta njerëz kërkojnë liri. Ti lemë shqiptarët më 25 prill ta shprehin. Po këtë muaj ata duhet të dalin mbi të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb