Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka theksuar se BE tregoi se na do me çeljen e negociatave por Shqipëria duhet të vijojë detyrat.

Basha shprehet se në BE nuk vijohet me propagandë apo truke si në Shqipëri por duke bërë detyrat. Ai shprehet se një nga kushtet kryesore për negociatat dhe për uljen në konferencën e parë ndërqeveritare Reforma Zgjedhore duhet të vijojë punën me kushtet e reja, me shumë mundësi online dhe duhet të zbatohet pasi ndyrshe nuk ka vlerë.

”Ka një rreze drite se hapja në parim është sinjal shprese dmth që nuk na duan ata, ata na duan por ne duhet të bëjmë detyrat. Duhet t’i japim fund hipokrizisë. Në Europë nuk ecet me truke, hilera dhe propagandë si këtu por duhen bërë detyrat që jo thjesht hapin negociatat.

Kjo është një nga ato rastet ku situata bën forcë madhore. Kjo nuk duhet shpërdoruar apo abuzuar por javët që lamë pas është që puna të vazhdojë. Ajo që përsëris është që Reforma Zgjedhore nuk ka asnjë vlerë nëse nuk zbatohet. Është zbatimi i tyre që sjell forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqëneies ekonomike.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb