Deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në studion e “Open” në News24, me gazetaren Eni Vasili, u shpreh se qeveria dhe kryeministri Rama, shpallën disa herë hapjen e negociatave, në kohë të ndryshme, për të fshehur dështimet, ndërsa çelja e vërtetë ndodhi vetëm sot.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se edhe bashkimi i proceseve me Maqedoninë e Veriut para 3 vitesh, ndodhi me synimin për të mashtruar qytetarët dhe për të “fshehur” faktin që kushtet e vëna nga Bashkimi Europian nuk ishin plotësuar.

Tritan Shehu: Arsyet se përse jemi vonë janë të shumta, dhe ne kemi qenë vendi i 1 që e nisëm këtë proces në ’92. Kemi ruajtur avantazhin deri në ’97 do hapeshin në janar të 97, pastaj ndodhën ato ngjarje dhe krijuar çrregullim dhe vonesë në proces. ka pas momente që ka pasur përshpejtime si marrëveshja e Stabilizim asociimin, hyrja në NATO, vizat, u vonua gabimisht titulli kandidat u shty një vit e pak me një lojë artificiale nga opozita 2012- 2013. Dhe humbja më e madhe e kohës ishte nga viti 2014 deri sot. Pesë herë u deklaruar që u hapën negociatat dhe kjo e sotmja tregoi se nuk ishte e vërtetë, ishin lojëra për të fshehur dështimin.

Rreziku është sa do të zgjasë kjo periudha e anëtarësimit të plotë, mund të shkojë me dekada, mund të dështojë, apo do të kalojë në një periudhë të shkurtër. Nëse punohet në mënyrë korrekte kundër trafikut drogës korruspionit, mund të arrijë deri në 6 vite.

Mos fajësojmë BE, dinamikat negative janë brenda me mos përmbushjen e kritereve.

Përgjegjësia është e qeverisjes që zvarriti duke trokitur gotat e shampanjës dhe duke plasur fishekzjarre.

Festimet duheshin bërë sot. Të nxjerrim mësime.

Etjen Xhafaj: Në 2010 qeverisë suaj ju janë paraqitur rekomandime. Në 2016 KE sugjeroi hapjen me kushte, në 2018 hapjen pa kushte edhe në 2019, edhe 2020, edhe 2021, edhe në 20222. Nëse flisni për hapa le ti shohim nga rëndësia.

Turqia hapat tonë i ka kaluar në ‘94 Maqedonia në 2005. Nëse do citojmë vonesat nuk mund ti marrim si gjëra që dolën rrugës. Ajo që kemi parë nga 2014 me statusin kandidat deri tani ka qenë përafrim i plotë me kushtet e vendosura që vërtetohet nga progres raportet e BE.

Tritan Shehu: Hapjen e nuk e vendos Komisioni por Këshilli. Të fshihet pas komisionit është gabim, rëndësi ka kur e merr, nëse mendoni të punoni në mënyrë iluzive….

Tani e dha Këshilli, samiti i vendeve anëtare, kjo është dhënia. Negociatat u hapën tani. Deri tani u thënë gënjeshtra për të fshehur dështimet.

Mos krahasoni ne me Turqinë se jemi shumë larg. Maqedonia pati probleme të tjera. Në proces me Shkupin u lidhëm 3 vitet e fundit nga Rama për të fshehur dështimet për standardeve. Kjo ka qenë.

Etjen Xhafaj: Shampanjën e ngatërroni me 25-26 prilli që u hap tjetër vend për të festuar diçka tjetër.

Duke qenë që në 124014 dhe 12016 kemi pasur një strategji dhe u vendosën disa kushte për të cilat u punua më vonë, në 2018 progres raporti vlerësoi pozitivisht. Nisur nga shtetet e tjera, siç kishte funksionuar, dihej që do vijohet me konferencën e parë që ndodhi sot dhe takimet formale me Komisionin europian për të përcaktuar etapat.

Tritan Shehu: Janë mësuar të punojnë me 3D. Sot u nisën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb