Deputeti socialist Ervin Bushati shprehet se drita jeshile për integrimin e Shqipërisë që u konkretizua me çeljen e negociatave ka ardhur prej reformave dhe punës së qeverisë në vitet e fundit.

Bushati shton se dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e Shqipërisë Petter Eide dhe Joe O’Reilly e vlerësuan pozitivisht vendimin e Këshillin të BE për negociatat me Shqipërinë.

 

 

STATUSI I ERVIN BUSHATIT

Dritë jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE ?????.

Miq dhe mbështetës të vendit tonë, raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e Shqipërisë #PACE Petter Eide ?? dhe Joe O’Reilly ?? kanë vlerësuar pozitivisht sot vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë në BE.

Arritja sotme në integrimin e Shqipërisë në BE vjen si pasojë e gjithë reformave dhe punës që qeveria ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit ???

 

#WeAreEurope #BE #EUAlbania #Integrim #Progres #PS2030

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb