Analisti Genci Burimi, i ftuar përmes një lidhje direkte nga Franca, për rubrikën “Opinion”, komentoi çeljen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Burimit, fati i Shqipërisë është i lidhur ngushtësisht me atë të Maqedonisë së Veriut, e sipas tij, kryeministri i vendit, Edi Rama, po përpiqet të zhvillojë takime në Turqi, e Hungari, për të bindur Bullgarinë që të rregullojë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Sakaq, Burimi tha që edhe opozita do të luajë një rol të madh në këtë proces, pasi nëse nuk futen në Parlamentin e ardhshëm dhe nëse Presidenti Ilir Meta, nuk dekreton qeverinë Rama, atëherë kjo do të ndikojë negativisht në sytë e ndërkombëtarëve.

“Rama me këtë shkrim që botoi nga Turqia, edhe kur u nxe para disa muajsh me BE, për punën e vaksinave ai riprodhoi të njëjtën sulm, duke thënë që kemi bërë të gjitha detyrat, e tha që po na tallin, po na mbyllin dyert. Këtë i thotë Rama Evropës në këtë shkrim, që po tallen me ne. Janë 30 vite, që nga rënia e Murit të Berlinit. Kur ra Muri i Berlinit, Shqipëria ishte vendi më i dobët, në vendet e ish-regjimit, madje edhe sot, jemi ndër vendet më të varfra në Evropë. Nëse do të ishte Shqipëria gati, nuk do të ishim në negociata. Evropa s’ka asgjë kundër shqiptarëve. Evropa e ka këtë interes që të vazhdohet me procesin, e ky është procesi i ri i hapjes së negociatave, e këtë Franca e riformatoi.

Ata kanë qasje kundër ndaj Shqipërisë, për shkak se ka popullsi të madhe myslimane. Procesi u riformatua sipas modelit Francez, që nëse hapen negociatat s’do të thotë që bëhet anëtarësimi. Franca është dakord tani. Kur Franca ishte pro Maqedonisë së Veriut, ajo ishte kundër nesh. Kur ne jemi gati, penalizohemi nga Maqedonia e Veriut, që nuk miratohet nga Bullgaria. Sot në Evropë pat një debat të madh, u bllokua Maqedonia e Veriut por si t’ia hapim Shqipërisë. Disa vende thanë, si t’ia hapim negociatat Shqipërisë që nuk e meriton, e jo Maqedonisë së Veriut që e meriton. Kjo tregon edhe njëherë që Shqipëria nuk i bind këta, nga ana e kushteve. Amerika sot nuk hedh para në Shqipëri, nuk bën diferencë. Amerika me fjalë bën, por me vepra nuk tregon që është aleat i Shqipërisë. Të ishte për Markel, Macronin, do e kishin hapur, por problemi është që janë në fushatë elektorale. Kalohet më thjeshtë që të jetë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, se sa vetëm Shqipëria. Rama tani po mundohet të bindë Bullgarinë që të rregulloj marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, këtë po kërkon Rama”, tha Burimi.

Do ia dalë Rama?

Genc Burimi:
Nuk ia del, sepse Bullgaria vetë nuk e di se ku është. Në Bullgari u bënë zgjedhje, por nuk është formuar qeveria. Negociatat duhet të hapen para fundit të vitit. Nëse ai nuk heq Metën para shtatorit, Meta nuk e dekreton. Ata provokuan kot Berishën, në shtator ai hakmerret dhe nuk futet në Parlament, të gjitha këto ndikojnë. Imagjinoni në shtator, tetor, të nisin, AFP, Reuters, nuk lejon Presidenti të formohet qeveria. Orbanin nuk e duan, i është hapur gjyq, për shkak që nuk respekton median. Ai ka shkuar në Bullgari që të ndikojë te bullgarët të mos pengojnë Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: