Deputetja e Parisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama në Facebook ku shiheshin nota optimiste mbi mundësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Tabaku nuk i ka kursyer ironitë duke u shprehur se shpreson që këtë radhë të mos jetë një “fluskë sapuni” e gjitha, pasi kryeministri sipas saj ka festuar shumë herë dhe lajmi i mirë për nisjen e procesit integrues nuk ka ardhur.

“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festu shpesh po lajmi s’ka ardhur!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb