Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka nisur ditën e sotme procesi i dezinsektimit të zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se më pas ky proces do të shtrihet në të gjitha zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik për një sezon të sigurt turistik.

“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb