Përkeqësohet situata edhe në Premier Ligë. Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga ishulli, tre lojtarë të Lestërit janë futur në karantinë, lajmin të cilin e ka konfirmuar edhe trajneri Brendan Roxhërs, që gjithsesi nuk i dha emrat e futbollistëve, por theksoi se pritet që atyre t’u bëhen testet përkatëse.

Ndërkohë Çelsi ka anuluar stërvitjen e së enjtes si masë paraprake. E gjithë qendra sportive e Kobhemit, selia qëndrore e bluve në jug të Londrës, është dizinfektuar për të minimizuar rrezikun e infektimit. Ndërkohë dyshohet se një nga lojtarër e skuadrës ka shfaqur simptomat e COVID-19.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb