Premier League shpreson të rifillojë më 12-14 qershor, sikundër është shprehur Liga e Futbollit, por ka një problem pasi shumë lojtarë kanë ende frikë nga koronavirusi, siç është rasti i N’Golo Kantes. Mesfushori i Çelsit ka frikë nga infektimi dhe ka kërkuar që të qëndrojë në shtëpi për të vijuar me ushtrimet, por nga Anglia qarkullon një tjetër lajm: francezi e cilëson të përfunduar këtë edicion dhe kërkon që ta rinisë aktiviten me sezonin e ri, kur efektet e pandemisë të jenë më pak të rrezikshme.

Por kjo frikë gjendet kudo, nga Italia në Spanjë, nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ku një trajner si Klop është skeptik dhe nuk e fsheh këtë. “Përpara se të rinisnim stërvitjen, u thashë të mive: jeni këtu me vullnetin tuaj, nuk jeni të detyruar ta bëni. Nuk do të ketë ndëshkime nëse dikush nuk e ndjen, është një vendim personal dhe ne do e respektojmë 100%”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb